Siria i kundërpërgjigjet me raketa Izraelit duke sulmuar Golanin e pushtuar

Ushtria e Sirisë i është kundërpërgjigjur sulmeve të Izraelit duke hedhur mbi 50 raketa në drejtim të qendrave të rëndësishme ushtarake të regjimit sionist në Golanin e pushtuar.

Kanali informativ Al Mejadin ka raportuar detajet e këtij sulmi raketor të kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm nga territori i Sirisë kundër disa qendrave të rëndësishme ushtarake të regjimit sionist në Golanin e pushtuar. Al Mejadin gjithashtu raportoi se sistemi “Kupola e Hekurt” i regjimit sionist nuk ka arritur t’i ndalë këto rakete dhe ky sulm është kryer pas agresionit të regjimit sionist në disa objektiva në rajonin Kunejtra në jug të Sirisë.

Al Mejadin ka raportuar se seria e parë e sulmit raketor është kryer duke hedhur rreth 50 raketa në drejtim të objektivave ushtarake të regjimit sionist dhe të gjitha raketat kanë goditur objektivat e caktuara duke përfshira disa qendra kryesore ushtarake.

Këto raketa kanë goditur 10 objektiva të rëndësishme ushtarake të regjimit sionist të cilat janë si në vijiim:

1- Qendra ushtarake për gjurmime të inteligjencës dhe elektronike; 2- Baza sekrete e inteligjencës kufitar; 3- Qendra ushtarake e përgjimit të rrjeteve telekomunikuese dhe satelitore; 4- qendra ushtarake për kontrollin dhe dërgimin e parazitëve; 5- Qendra për sistemimin dhe organizimin e telekomunikues dhe përçues; 6- Qendra ushtarake për kontrollin e armatimeve që përdoren në operacionet ushtarake tokësore; 7- Aeroporti i helikopterëve ushtarakë; 8- Selia komanduese ushtarake e brigadës 810 ushtarake; 9- Selia komanduese e qetave ushtarake në rajonin Harmun; 10- Selia dimërore e njësisë ushtarake të quajtur “Bonstim”.

Brenda secilës prej këtyre qendrave ushtarake ndodheshin disa qendra të vogla të ushtrisë izraelit dhe dëshmitarët lokal kanë raportuar se kanë vërejtur shpërthime të mëdha, zjarr dhe qarkullimin e gjerë të ambulancave në këto qendra ushtarake.

Gjithashtu, burimet e tjera kanë thënë për kanalin televiziv Al Mejadin se regjimi sionist ka urdhëruar fshehjen e çfarëdo lloj informacioneve në lidhje me këtë sulm raketor kundër pozicioneve të tij duke thënë se vetëm 20 raketa janë hedhur në drejtim të territoreve të pushtuara.

Edhe mediat e regjimit sionist kanë raportuar se kolonët sionistë në territoret e pushtuara të Golanit janë urdhëruar që të hyjnë në strehimore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne