Siria kërcënon se do “godasë aeroportin e Tel Avivit” nëse OKB nuk reagon ndaj agresionit izraelit

Damasku ka kërcënuar se do të ushtrojë të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje kundër agresionit izraelit dhe deklaroi se do të shenjestrojë aeroportin e Tel Avivit si kundër përgjigje, përveç nëse Këshilli i Sigurimit i jep fund ndërhyrjeve të IDF-së në hapësirën ajrore siriane.

Me sa duket i ngopur nga vite të tëra me pandëshkueshmërinë ndaj Izraelit nëpër qiejt sirianë dhe sulmet e rregullta të kryera në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, Siria ka kërcënuar se përfundimisht do të hakmerret.

“A nuk është koha tani që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të ndalë agresionet e përsëritura izraelite nëpër territoret e Republikës Arabe të Sirisë?” Ishin këto disa nga fjalët që përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB Dr Bashar al-Jaafarit tha të martën.

“Apo kërkohet që ekspertëve të luftës në këtë Këshill tu tërhiqet vëmendja duke e ushtruar të drejtën legjitime për vetë mbrojtje duke t’iu përgjigjur agresionit izraelit në Aeroportin Civil Ndërkombëtar të Damaskut me të njëjtën mënyrë në Aeroportin e Tel Avivit?

Sulmet ajrore kundër objekteve të dyshuara iraniane në afërsi të aeroportit më të populluar të Sirisë janë bërë një normë për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), ish-shefi i së cilës haptas tregoi muajin e kaluar për drejtimin e një fushatë bombardimimesh në një shkallë të gjerë në Siri për vite me rradhë. Përveç shkaktimit të viktimave dhe dëmtimeve materiale prej sulmeve të përditshme, misionet luftarake izraelite në Siri kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur edhe fluturimet civile që veprojnë mbi vendin e rrënuar nga konflikti.

Ndërsa IDF-ja rrallë herë i pranon sulmet kundër objektivave specifikë në Siri, ushtria ruse ka mbajtur një vëzhgim më të afërt të manovrave të IDF-së mbi Republikën Arabe. Në ditën e Krishtlindjeve, aeroplanët luftarakë izraelitë rrezikuan dy avionë civilë, ndërsa po angazhoheshin me objektivat e tyre në Siri, tha ministria e Mbrojtjes Ruse, duke vënë në dukje se F-16-at e IDF-së fluturuan shume afër avionëve civilë që po uleshin në aeroportet e Bejrutit dhe Damaskut. Në shtator, veprimet izraelite rezultuan në vdekjen e 15 ushtarakëve rusë pasi aeroplanët izraelitë me paramendim përdorën aeroplanin rus Il-20 si mbulim dhe e pozicionuan atë në trajektoren e një raketeje siriane të mbrojtjes ajrore.

Duke i kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të miratojë masa ndaluese kundër shtetit hebre për shkelje të tilla flagrante të sovranitetit sirian, Xhaferi akuzoi Francën, Britaninë dhe SHBA-në, si dhe të gjithë anëtarët e përhershëm të organit botëror se po e miratojnë agresionin izraelit, një shkelje e përgjegjësisë së tyre për të “ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Duke mos pasur besim në qëllimet perëndimore për sjelljen e paqes së shumëpritur në vend, diplomati vuri në dukje se Siria planifikon që të rivendosë sovranitetin e saj të plotë mbi territoret e saj të humbura, duke përfshirë lartësitë e Golanit, të cilat Izraeli vazhdon ti mbajë të okupuara.

“Rivendosja e sovranitetit të Golanit sirian të pushtuar është një e drejtë e përhershme e Sirisë e cila nuk është subjekt i negociatave”, theksoi Jafari.

Izraeli i pushtoi lartësitë Golan në luftën gjashtëditore të vitit 1967. Pasi Tel Avivi për më shumë se një dekadë nuk pranoi të dorezonte tek Siria sovranitetin e Golanit, në vitin 1981 shteti hebre i aneksoi zonën. Druzëve të Golanit ju ofrua shtetësi e plotë izraelite sipas ligjit të Hebrenjve të Golanit të vitit 1981, megjithatë vetëm një pakicë e vogël e ndryshoi besnikërinë aleate nga Siria tek Izraeli. Siria në mënyrë të përsëritur ka thënë se toka e pushtuar është pjesë integrale e territorit të saj dhe se do të punojë për ta kthyer atë me të gjitha mjetet e nevojshme. Tel Avivi i sheh gjërat ndryshe.

“Izraeli do të mbetet përgjithmonë në lartësitë e Golanit dhe Lartësitë Golan do të mbeten përgjithmonë në duart tona”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu në nëntor, kur SHBA u bë i vetmi shtet që votoi së bashku me Izraelin kundër një rezolute simbolike jo detyruese të OKB-së e cila i bënte thirrje Tel Avivit që të tërhiqej nga rajoni i pushtuar./rt/Gazetra Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne