Siria përfshihet nga protesta anti-amerikane

Në të gjitha provincat e Sirisë, njerëzit demonstruan të martën për të dënuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur sovranitetin e paligjshëm të Izraelit mbi Golanin sirian të okupuar nga regjimi sionist.

Në Damask, një protestë u organizua nga gazetarët sirianë në shenjë solidariteti me banorët e Golanit të pushtuar. Banorët e Alepos u mblodhën në sheshin kryesor në qendër të qytetit për të dënuar vendimin e Uashingtonit. Në Sueida, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së guvernatorit për të dënuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump mbi Golanin e okupuar. Protestuesit thanë se vendimi i Donald Trump nuk do të ndryshonte realitetin se Golani i pushtuar është pjesë e territorit sirian. Në Deraa, një tubim u organizua për të denoncuar këtë vendim arbitrar të Shteteve të Bashkuara. Pjesëmarrësit mbanin flamuj sirianë dhe hidhnin slogane për të konfirmuar nevojën për çlirimin e Golanit të okupuar. Nga ana e tyre, banorët e provincës Kuneitra u mblodhën para ndërtesës së guvernatorit në qytetin Baath për të dënuar vendimin e Trump mbi Golanin e pushtuar dhe për të mbështetur të drejtat e banorëve të lartësive të Golanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne