Bota

Siria: SHBA dhe Britania furnizojnë terroristët me lëndë helmuese

Siria deklaroi se SHBA, Britania dhe aleatët e tyre po mbështesin terroristët në Siri të duke i furnizuar me lëndë toksike dhe lloje të tjera armësh.

Gjatë një konference shtypi në zyrën kryesore të Ministrisë së Jashtme siriane në kryeqytetin Damask, zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad tha se agjentët toksikë që gjendeshin në qytetet e Alepos dhe Damask janë prodhuar nga kompanitë amerikane dhe britanike, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve siriane SANA .Ai gjithashtu i bëri thirrje Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për të hetuar veprimet e këtyre vendeve në Siri. Mekdad shtoi se që nga fillimi i krizës në Siri, Perëndimi, bazuar në pohimet e rreme të bëra nga terroristët që mbështeten nga perëndimorët dhe aleatët e tyre, zakonisht ka fajësuar qeverinë e Damaskut për incidente të ndryshme të përdorimit të armëve kimike në të gjithë vendin. Ai theksoi se SHBA-të madje i kanë përdorur këto “trillime” si një pretekst për të sulmuar qytetin e Khan Sheikhun në provincën Idlib pa nisur një hetim mbi pretendimet e terroristëve./ PT

OPINIONE

INTERVISTA