SIRIA: Trampi dhe Netanjahu po na çojnë drejt një lufte për naftë në Lartësitë e Golanit

William Enghdahl

Ajo që ka ndodhur në rajon që nga 16 shkurti i bisedimeve të Trampit me Netanjahun na jep një arsye për të besuar se SHBA-ja dhe Izraeli i Netanjahut kanë rënë dakord fshehurazi për një strategji për të lejuar Trampin që të njohë Izraelin si pushtuesin de facto të Lartësive të Golanit, mes asaj që ata do ta quajnë kaosi në rritje i “luftës civile” siriane

Ngjarjet janë duke lëvizur me shpejtësi drejt një lufte të mundshme të re që përfshin Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Sirinë dhe Rusinë. Nëse kjo ndodh – unë sinqerisht shpresoj që jo – do të ishte një tjetër luftë idiote për naftë. Thjeshtë kjo luftë për naftë ndihet shumë më e rrezikshme se lufta amerikane kundër Irakut apo Libisë apo luftërat e mëparshme të naftës. Bëhet fjalë për pjesën e Sirisë me emrin Lartësitë e Golanit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ishte një nga krerët e parë të qeverisë që shkoi në Shtetet e Bashkuara për të takuar Donald Trampin më 16 shkurt, në rolin e ri të Trampit si President. Pas ngjarjes, mediat e mëdha u fokusuan në temat e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, të marrëveshjes bërthamore të Iranit apo në një zgjidhje dyshtetërore me Palestinën.

Praktikisht nga CNN apo mediat e tjera kryesore të SHBA-së nuk u përmend pika më strategjike që ata të dy diskutuan. Netanjahu i kërkoi presidentit të SHBA-së për të njohur pushtimin e paligjshëm izraelit të Lartësive të Golanit në Siri, diçka që asnjë President amerikan nuk e ka bërë që kur Izraeli i deklaroi haptazi ato të tyre në vitin 1981.

Ajo që ka ndodhur në rajon që nga 16 shkurti i bisedimeve të Trampit me Netanjahun na jep një arsye për të besuar se SHBA-ja dhe Izraeli i Netanjahut kanë rënë dakord fshehurazi për një strategji për të lejuar Trampin që të njohë Izraelin si pushtuesin de facto të Lartësive të Golanit, mes asaj që ata do ta quajnë kaosi në rritje i “luftës civile” siriane.

Dy javë pas bisedimeve të Netanjahut në Uashington, Jerusalem Post ka shkruar në lidhje me çështjen e vërtetë që është diskutuar mes dy liderëve: “Lajmi më i madh që duhet të dalë nga vizita e kryeministrit Benjamin Netanjahu në Uashington nuk është ajo që ka rrëmbyer titujt. Përkundrazi, është vendimi i tij për t’i kërkuar SHBA-së që të njohë sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit.”

Gazeta izraelite vazhdoi të argumentojë, “rreziku i rikthimit të Lartësive të Golanit duhet të matet përkundrejt faktit që Irani është duke vendosur në mënyrë aktive një tjetër komandë përgjatë kufirit të Izraelit me Sirinë … Përdorimi i idesë së Netanjahut do e ndihmojë SHBA-në që të kufizojë rishfaqjen e Rusisë si një superfuqi në Lindjen e Mesme pas një mungese 40-vjeçare.”

Izraeli, në shkelje të Kartës së OKB-së, në mënyrë të paligjshme ka zënë Lartësitë e Golanit, pasi ushtria izraelite i mori ato në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967. Kur Izraeli shpalli zbatueshmërinë e ligjit izraelit në territor dhe filloi të ndërtonte vendbanimet izraelite në një akt de facto të aneksimit të Lartësive të Golanit në vitin 1981, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën e OKB-së Nr. 497, e cila deklaroi se “vendimi izraelit për të imponuar ligjet, juridiksionin dhe administratën e tij në Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit është i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar.”

Deri më tani qëndrimi zyrtar i Qeverisë së SHBA-së ka qenë që pushtimi izraelit i Lartësive të Golanit është një shkelje e ndalimit të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi përvetësimin e territorit me forcë, dhe në kundërshtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Nr. 242 të kaluar në nëntor 1967, e cila urdhëron “Tërheqjen e forcave të armatosura izraelite nga territoret e pushtuara në konfliktin e fundit (në vitin 1967).”

Trualli i Lartësive të Golanit në Siri i aneksuar nga Izraeli në vitin 1981, është në kundërshtim me Rezolutën 242 të OKB-së

Disa ditë pasi Netanjahu la Uashingtonin, në një editorial në Rupert Murdoch Wall Street Journal, Mark Dubowitz, Drejtori Ekzekutiv i institutit pro-Izraelit në Uashington, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, argumentoi se njohja Amerikane e kontrollit izraelit në Lartësitë e Golanit “do i japë qeverisë izraelite një fitore diplomatike duke ndihmuar sinjalizimin e administratës së Trampit ndaj Rusisë dhe Iranit se SHBA-ja po harton një kurs të ri në Siri”. Dubowitz është një këshilltar i Administratës së Trampit për Iranin dhe Lindjen e Mesme. Editorialet e tjera neo-konservatore i bënë jehonë temës. Ka një pirje të madhe për ndryshim në Uashington dhe ajo duket e shëmtuar në kushtet e një lufte të mundshme të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me Izraelin kundër aleatit të Rusisë, Sirisë, mbi Lartësitë e Golanit. Kjo menjëherë të sjell në mendje pyetjen se çfarë do të bëjë Rusia nëse kjo gjë materializohet.

“Koalicioni Global” i çuditshëm i Tillerson

Përkundrejt sfondit të bisedimeve të Netanjahut mbi njohjen amerikane të aneksimit të Lartësive të Golanit nga Izraeli, ngjarjet pasuese fillojnë të marrin kuptim strategjik, edhe pse të marra gjithsesi.

Më 22 mars në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson mblodhi një konferencë ministrore në SHBA për diçka që Administrata Tramp e quan Koalicioni Global që Punon për të Mposhtur ISIS-in. Departamenti i Shtetit tha se një kombinim prej 68 kombesh dhe organizatash ishin të pranishme. Uashingtoni në mënyrë të qartë ka deklaruar se tre shtetet më të rëndësishme me interes të thellë në mposhtjen e ISIS-it në Siri, si dhe tre palët thelbësore pas çdo lëvizjeje serioze për të shpërngulur ISIS-in nga Siria – Rusia, Irani dhe Siria – nuk ishin të mirëpritura. Kur u pyet për këtë, Sekretari i Shtetit Tillerson ironizoi: “Ata nuk janë pjesë e koalicionit global.”

Në fjalën e tij Tillerson deklaroi se politika amerikane në Administratën e Trampit do të jetë “eleminimi rajonal i ISIS-it nëpërmjet forcës ushtarake. Fuqia ushtarake e koalicionit do të mbetet aty ku ky kalifat mashtrues ka ekzistuar, në mënyrë që të vendosë kushtet për një shërim të plotë nga tirania e ISIS-it.” Me fjalë të tjera, një pushtim i përhershëm i udhëhequr nga SHBA-ja i zonave të Sirisë të kontrolluara nga ISIS. Kjo i bën jehonë një raporti të fundit të Pentagonit që bën thirrje për ndarjen e përhershme të Sirisë mes Turqisë, “opozitës” së Sirisë dhe SHBA-së.

Inteligjenca izraelite, në një vlerësim të fundit vjetor, arriti në përfundimin se Hezbollahu nuk ishte i interesuar në shkaktimin e një lufte në vitin 2017, por paralajmëroi për rrezikun e një “dinamike përshkallëzimi” që mund të çojë në konflikt. The Times izraelit njofton gjithashtu se qeveria e Netanjahut ka hartuar diçka të koduar si Operacioni Distanca e Sigurt, në të cilin “deri në 250.000 civilë do të flaken nga bashkësitë kufitare, nëse ata sulmohen nga … Hezbollahu.” Kjo “dinamikë e përshkallëzimit” duket të jetë pikërisht ajo që IDF-ja e Netanjahu është angazhuar të bëjë në Lartësitë e Golanit.

Akti tjetër në dramën e qartë të Lartësive të Golanit të Netanjahut që synon të izolojë Rusinë si mbrojtës të regjimit të Asadit në Siri, ishte sulmi i paligjshëm ajror me avionë F-16 të forcave ajrore izraelite kundër një zone të madhe jashtë Damaskut. Izraeli pretendoi se vendi ishte një depo armësh e Hezbollahut. Disa orë më vonë, më 19 mars, një dron izraelit goditi një automjet në Lartësitë e Golanit që transportonte Yasser al-Sayedin, i cili u vra në vend. Sayedi thuhet se ishte një komandant i një milicie pro-regjimit, dhe ishte i afërt me presidentin sirian Bashar al-Asad. Bashar al-Asadi iu përgjigj sulmeve izraelite brenda Sirisë me nisjen e raketave S-200 kundër avionëve të forcave ajrore izraelite.

Kur një nga raketat e mbrojtjes ajrore izraelite zbuloi raketat SA-5 të Sirisë që qëlluan kundër avionëve të Forcave pushtuese Ajrore izraelite ndërsa ata po linin Sirinë, ministri i Mbrojtjes së Izraelit Avigdor Liberman deklaroi për shtypin se Izraeli “nuk do të ngurrojë” të shkatërrojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë, nëse vendi godet përsëri avionët luftarakë të FAI. Kjo sigurisht do e bënte Rusinë, ofruesin e sistemeve të mbrojtjes ajrore siriane, pjesë të përleshjes.

DebkaFile.org, haptazi në afërsi të ushtrisë izraelite dhe inteligjencës izraelite, është duke pretenduar se Yasser al-Sayed ishte “në rrugën e tij për t’u bashkuar me forcat e Hezbollahut” që po grupohen në Lartësitë e Golanit në shtrirjen e tyre Liban-Siri, nën drejtimin e Iranit, duke u përgatitur për një luftë të plotë në Izrael. DEBKAfile shkruan: “Mund të pritet që Izraeli të ndërhyjë përsëri për të ndaluar këtë dredhi të rrezikshme ruso-iraniano-Hezbollah nga shfrytëzimi i turbullirave në Siri për të lejuar armiqtë e Izraelit për të rrëmbyer pozicionet luftarake në Siri.”

Zbulimi i pranimit të Moshe Dayan

Izraeli me shumë kujdes është duke vendosur në skenë një propagandë që do të bëjë të dyshohet se një koalicion i Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut është duke u përgatitur për të rimarrë me forcë Lartësitë siriane të Golanit nga pushtuesit e paligjshëm izraelitë. Kjo është një metodë e provuar dhe e testuar e IDF-së izraelite për të provokuar një kundërshtar, këtu Sirinë, dhe më pas për ta përdorur reagimin e parashikueshëm të kundërshtarëve të provokuar si pretekst për sulme ushtarake që përshkallëzojnë një konfrontim që ata, IDF-të, e iniciuan të parët.

Në një diskutim jashtë kamerave me një gazetar izraelit në vitin 1976 para se të vdiste, Gjenerali izraelit Moshe Dayan, i cili dha urdhër për Luftën e vitit 1967 për të marrë Lartësitë e Golanit, pranoi se ishin provokimet e qëllimshme izraelite në tokat siriane të Golanit që u dhanë mundësinë Izraelit për të shpikur pretekstin për të pushtuar zonën.

Dayan ia tha këtë gazetarit Rami Tal, i cili i mbajti shënimet e tij të fshehta për 21 vjet, derisa pas vdekjes së Dayanit u bind nga vajza e Dayanit dhe të tjerë se ishte e rëndësishme për të publikuar pranimin e Dayanit. Kur Tal pohoi për Dayanin se Lartësitë e Golanit ishin jetike për sigurinë izraelite, Dayani e ndërpreu atë: “Mos u mërzit. Tek e fundit, unë e di se si kanë filluar të paktën 80 për qind e përleshjeve… Ajo funksionoi në këtë mënyrë: Ne do të dërgonim një traktor që do të punonte në disa zona ku nuk ishte e mundur të bëjë asgjë, në zonën e demilitarizuar, dhe e dinim paraprakisht se sirianët do të fillonin të qëllonin. Nëse ata nuk qëllonin, ne do i thonim traktorit që të avanconte më tej, derisa sirianët të mërziteshin dhe të qëllonin. Dhe pastaj ne do të përdornim artilerinë dhe më vonë forcën e ajrit gjithashtu, dhe kjo është mënyra se si ndodhi gjithçka.”

Sot qartësisht është duke u luajtur një lojë e ngjashme provokimi, me sulme provokative të paligjshme të avionëve izraelitë pranë Damaskut, dhe me sulme të telekomanduara në Lartësitë e Golanit. Elementi i ri këtë herë është qëndrimi më miqësor ndaj Izraelit nga Administrata e Trampit, në krahasim me atë të Obamës.

Por ka një tjetër element për të cilin Dayan nuk ishte në dijeni në Lartësitë siriane të Golanit. Ajo që askush nuk është duke diskutuar haptzi është thesari së cilit Netanjahu i është vënë pas në Lartësitë e Golanit; rezervat e mëdha, të zbuluara së fundmi të arit të zi në Lartësitë e Golanit.

Genie Energy dhe nafta e Golanit

Degës izraelite të një kompanie nafte nga Newark, New Jersey, Genie Energy, i është dhënë leja për të shpuar për naftë në Lartësitë e Golanit.

Siç kam theksuar në një artikull të publikuar në Neo në vitin 2015, Genie Energy nuk është një kompani “dosido” nafte. Bordi i Këshilltarëve përfshin Dick Cheney. Ai përfshin gjithashtu ish-kreun e CIA-s dhe kryetarin e Fondacionit të lartpërmendur për Mbrojtjen e Demokracive, James Woolsey. Ai përfshin Jacob Lord Rothschild të dinastisë bankare në Londër dhe një ish-partner biznesi të oligarkut të dënuar rus të naftës, Mikhail Khodorkovski. Para arrestimit të tij, Khodorkovsky i transferoi fshehurazi aksionet e tij në Yukos Oil në Rothschild.

Më tej, ky bord pak i njohur i kompanisë së naftës në Neëark, Neë Jersey, përfshin ish-sekretarin amerikan të energjisë, Bill Richardson, manjatin pro-Izraelit të medias si dhe pronarin e preferuar të Trampit të Fox News TV, Rupert Murdoch. Gjithashtu në bord janë ish-Sekretari i Thesarit, Larry Summers dhe miliarderi Michael Steinhardt. Steinhardt, një mik filantropik i Izraelit dhe i Marc Rich, është gjithashtu një anëtar i bordit të Fondacionit neokon për Mbrojtjen e Demokracive, i cili ndër të tjera këshillon Trampin se do të ishte mirë për Uashington që ta njohë Izraelin si pronar të ligjshëm të tokave në Lartësitë e Golanit, të marra nga Dayani në Luftën e vitit 1967.

Komploti po trashet vërtetë.

Genie Energy, i lidhur me Netanjahun, me Trampin dhe me një sasi të madhe të naftës, ndodhet në Lartësitë siriane të Golanit të pushtuara në mënyrë të paligjshme. Diçka shumë e shëmtuar po sajohet ndërmjet Uashingtonit, Tel Avivit dhe Njuarkut në Nju Xhersi.

Në vitin 2013, Genie Energy i janë dhënë të drejtat ekskluzive të naftës dhe gazit në një rreze prej 153-milje katrorë në pjesën jugore të Lartësive të Golanit nga qeveria e Netanjahut.

Më 8 tetor 2015, vetëm disa ditë pas shpalljes së papritur ruse se kishte pranuar kërkesën e qeverisë së Bashar al-Asadit për të ndërhyrë ushtarakisht kundër ISIS-it, Al Kaedës dhe terroristëve të tjerë në Siri, Genie Energy bëri një njoftim të madh. Yuval Bartov, shefi gjeolog nga filiali izraelit i Genie Energy, Afek Oil & Gas, tha për televizionin izraelit Channel 2 se kompania e tij kishte gjetur një rezervuar të madh të naftës në Lartësitë e Golanit: “Ne kemi gjetur një shtresë nafte 350 metra të trashë në Golanin jugor. Mesatarisht në të gjithë botën, shtresat janë 20 deri në 30 metra të trasha, dhe kjo është 10 herë më e madhe si kaq, kështu që ne po flasim për sasi të rëndësishme.”

Më 10 janar 2017, Genie Energy njoftoi se ishte duke krijuar një kompani të re, Atid Drilling Ltd, një sipërmarrje e shërbimeve të shpimit në breg me bazë në Izrael, për të shpuar për naftë në Lartësitë e Golanit. Ata do i zgjeronin shpimet në filialin e Afek Oil & Gas Genie Energy, i cili që nga tetori i vitit 2015 ka shpallur përfundimin e pesë puseve paraprake në Lartësitë e Golanit.

Krijimi i Atid Drilling konfirmon se ata janë të bindur në bazë të rezultateve fillestare të shpimit që ka diçka “të madhe” në Golan. Një muaj më vonë, në mes të shkurtit, pak pasi Trampi u betua si President, Netanjahu fluturoi në Uashington për të diskutuar mbi njohjen e aneksimit të Lartësive të Golanit nga Izraeli.

Disa javë më vonë, Izraeli shkeli hapësirën ajrore siriane në një akt lufte, duke përshkallëzuar tensionet mbi Lartësitë e Golanit. Pastaj më 22 mars, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i bëri thirrje Kongresit për të autorizuar zyrtarisht përdorimin e forcës ushtarake nga SHBA-ja kundër ISIS-it / Daeshit në Siri.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë që nëse nuk ka ndonjë rimendim shumë të kujdesshëm nga ana e Uashingtonit dhe Izraelit, ne mund ta gjejmë veten në një luftë për naftë në të gjitha vendet e Lartësive të Golanit, një luftë kjo që përfshin në një anë Sirinë, Rusinë, Iranin dhe Hezbollahun e Libanit, dhe në anën tjetër Izraelin dhe 68 kombet e “koalicionit anti-ISIS” të Rex Tillerson, një tjetër luftë e pakuptimtë mbi kontrollin e naftës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne