Siria zhvendos të gjithë avionët e saj luftarakë në bazën ruse

Siria ka zhvendosur të gjithë avionët e saj luftarakë në bazën ajrore ruse Hmeimim në Latakia, tri javë pasi 59 raketa amerikane Tomahawk rrëzuan një të pestën e forcës së saj ajrore në bazën Shayrat, në hakmarrje për një sulm kimik ndaj civilëve në Idlib. Kjo u raportua të mërkurën mbrëma, më 19 prill, nga Pentagoni. Komanda e lartë ruse në Siri ka vendin e saj në atë bazë.

Burimet ushtarake të debkafile raportojnë se forca ajrore siriane do të veprojë tani e tutje nën mbrojtjen e Rusisë dhe pas mburojës së avancuar të mbrojtjes ajrore të S-300 dhe S-400, pa frikën e represionit të SHBA-së.

Përgjigjja e presidentit Vladimir Putin ndaj thirrjes së administratës Tramp për Moskën që të distancohet nga regjimi i Asadit është pra një refuzim i qartë. Ai po forcon përkrahjen ruse për atë regjim.

Rritja e tensionit ushtarak Rusi-SHBA vë në rrezik marrëveshjet operacionale të koordinimit që mbizotërojnë midis forcave ajrore të Rusisë, SHBA-së dhe Izraelit në qiellin sirian.

Zyrtarët e stafit operativ sirian që punojnë në Hmeimim tani do të kenë akses në instrumentet mbikqyrëse të avancuara ruse që ndjekin lëvizjet e të gjithë avionëve të huaj që lëvizin nëpër hapësirën ajrore siriane. Oficerët e inteligjencës siriane do të jenë gjithashtu afër objekteve ruse SIGINT që agjensia ruse e spiunazhit GRU ka instaluar atje. Me fjalë të tjera, me një lëvizje të vetme, rusët kanë përmirësuar ndjeshëm aftësitë operacionale dhe të inteligjencës së forcave ajrore siriane.

Si ndikon kjo në trafikun ajror sirian dhe iranian që transporton furnizime ushtarake nga Irani? Ku do t’i dorëzojnë ngarkesat e tyre? A do të lejohen ata gjithashtu të vendosen në bazën ruse në Latakia? Nëse kjo ndodh, forca ajrore izraelite do të pengohet nga zvogëlimi i rrjedhës së armëve iraniane për Hizbollahun. Veprimi i ri pak apo shumë kapërcen marrëveshjet ruso-izraelite që mbulojnë qiellin sirian.

Zbulimi i Pentagonit erdhi ironikisht vetëm pak orë pasi një oficer i lartë ushtarak izraelit i informoi me besim korrespondentët ushtarakë në Tel Aviv se mekanizmi i paraqitur për koordinimin e forcave ajrore ruso-izraelite në Siri ishte miratuar me sukses nga kombet e tjera që vepronin në Siri, si Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Ai raportoi se marrëveshja përfshinte vizita reciproke një herë në dy muaj nga krerët e divizioneve të operacioneve të dy ushtrive.

Këto vizita tani ndoshta do të shkojnë në të njëjtën mënyrë si gjithë marrëveshja. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne