Sirnak – 5 terroristë të tjerë të PKK-së dorëzohen me anën e bindjes

“Terroristët e PKK/KCK-së u dorëzuan në portën kufitare Habur të rrethit Sirnak”, theksoi MPB turke në një komunikatë të shkruar.

Ajo shtoi se me mbështetjen e familjeve, numri i terroristëve të dorëzuar ka arritur nivelin më të lartë në vitet e fundit.

Një total prej 13 terroristësh janë dorëzuar pas punës bindëse që nga fillimi i vitit 2020.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e njohur si një organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne