SIS kërcënon hapur Rusinë: Masakër të paparë me bomba në Kupën e Botës 2018

Shteti Islamik (ISIS) kërcënon se do kryejë sulme të përgjakshme në Rusi, vend ku po zhvillohet Botërori 2018. Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ISIS premton se do të kryejë ”një masakër të paparë kurrë më parë”.

Kjo organizatë terroriste njofton hakmarrje përballë presidentit rus, Vladimir Putin dhe Rusisë, njofton ‘Daily Star’.

Gjithashtu në pamjet e publikuara nga militantët thuhet se do të hedhin bomba me dron në stadiume.

Videoja e ISIS mbyllet me një pamje panoramike të stadiumit të Soçit, që vëzhgohet nga një xhihadist, i cili hap zjarr dhe virtualisht goditet nga shpërthimet.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që militantët islamikë kërcënojnë me akte terroriste kampionatet botërore të futbollit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne