Bota

Sisi dhe Selmani po bëjnë presion mbi Mahmud Abasin

Dy burime të afërta me udhëheqjen palestineze kanë konfirmuar portalit izraelit i24News se Arabia Saudite dhe Egjipti po bëjnë presion mbi Mahmud Abasin të pranojë”marrëveshjen e shekullit” me Izraelin. Trashëgimtari i fronit saudit princi Muhamed bin Selmani dhe presidenti egjiptian Sisi, kanë porositur Mahmud Abasin se nuk ka zgjidhje tjetër pos që të pranojë marrëveshjen politike të ashtuquajtur”marrëveshjen e shekullit”.

Me këtë marrëveshje parashihet që Palestinezët duhet të heqin dorë nga kthimi në atdheun e tyre dhe vendosjen e Jerusalemit lindor për kryeqytetin e tyre. Riadi zyrtar dhe Kairoja kërkojnë nga Abasi të jetë fleksibil në bisedimet me SHBA-të dhe Izraelin duke paralajmëruar Abasin të pranojë marrëveshjen pasi që “kjo është rasti i fundit për paqe”.

Portali izraelit shkruan se Abasi është nënshtruar presionit të fuqishëm që të heq dorë nga insistimi se Jerusalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez dhe të pranojë si alternativë Abu Disin. Në këmbim për heqjen dorë të kthimit të refugjatëve palestinez në vatrat e tyre nga të cilat janë depërtuar, ofrohet refugjatëve palestinez në vendet arabe që marrin shtetësinë e plotë në të cilin gjenden vite me radhë si refugjat palestinez. Anëtari i Këshillit ekzekutiv të OÇP-së Ahmet Medgjelani ka deklaruar në televizionin zyrtar palestinez se propozimi i ashtuquajtur”Marrëveshje e shekullit” i është prezantuar Abasit në takimin me trashëgimtarin e fronit saudit, Muhamed bin Selmanin.

Negociuesi palestinez Saab Erekat, më parë ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes është që kryeqyteti izraelit të jetë Jerusalemi, ndërsa kryeqyteti palestinez Abu Dis, një fshat në periferi të Jerusalemit. Shteti palestinez do të shtrihej në territorin e Gazës, një pjesë të Sinajit, dhe në hapësirat A dhe B të Bregut perëndimor të okupuar. Shteti palestinez në tërësi duhet të jetë i demilitarizuar dhe pa ushtri, vetëm me forcat policore të rendit, vendosja e koordinimit të përbashkët të sigurisë së shtetit palestinez me Egjiptin, Jordaninë dhe SHBA-të, natyralizimin e të gjithë palestinezëve në Jordani, largimi i të gjithë palestinezëve nga Libani në vendet perëndimore ku do të kishin fituar azil politik.

Burimi : SAFF/ ML