Sisi-Mbreti Selman shqyrtojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në Sharm Al-Sheik

Presidenti i Egjiptit, Abdulfetah Es-Sisi theksoi se koordinimi mes vendit të tij dhe Arabisë Saudite në lidhje me çështjet rajonale duhet të vazhdojë në nivel më të lartë.

Sipas lajmit të agjencisë egjiptiane të lajmeve, MENA, Presidenti Sisi në kuadër të Samitit BE-Vendet Arabe që filloi sot në qytetin Sharm Al-Sheik u takua me Mbretin Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite.

Gjatë takimit Sisi bëri të ditur se koordinimi dhe këshillimin mes dy vendeve për çështjet rajonale duhet të vazhdojë në nivelin më të lartë, ndërsa shtoi se kjo varet nga thellimi i aleancës strategjike mes dy vendeve.

Ndërkaq Mbreti Selman tha se vizita po realizohet me qëllim të vazhdimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

Edhe agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA, njoftoi se Mbreti Selman dhe Sisi gjatë takimit vunë theksin në rëndësinë e formimit të Këshillit të Vendeve Arabe dhe Afrikane të Gjirit të Adenit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne