Sistemet S-400 do të përdoren në mënyrë aktive

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se dorëzimi i sistemeve S-400 të blera nga Rusia do të bëhet së shpejti dhe këto sisteme do të përdoren në mënyrë aktive.

Kallën bëri deklarata ndërkohë që vazhdonte mbledhja e kabinetit në kryeqytetin Ankara, e kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Sistemet S-400 nuk janë sisteme mbrojtëse që mund të shkaktojnë një kërcënim ose rrezik për sistemin tonë të mbrojtjes, që zë vend brenda sistemit të NATO-s. Ministria jonë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Komanda e Forcave Ajrore janë duke punuar së bashku për vendin ku do të dislokohen këto sisteme” u shpreh zëdhënësi Kallën.

Kurse në lidhje me çështjen e Sirisë ai tha se në kuadër të procesit të Astana-s, mbledhja e ardhshme e Samitit Treshë ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit, planifikohet të zhvillohet në Turqi gjatë muajit gusht me mirëpritjen e Presidentit Erdoan.

Kallën tha se po punohet për përcaktimin e datës së samitit dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet gjerësisht çështja e Sirisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne