Sistemi i drejtësisë në vend drejt “karantinës”, thuajse të gjitha gjykatat të prekura nga COVID, ‘shpëton’ ajo e Gjirokastrës

COVID-19 ka hyrë thuajse në të gjitha gjykatat e vendit, duke bërë që të zvarriten dhjetra procese gjyqësore. Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala theksoi se pandemia ka rënduar situatën në këto gjykata.

Po ashtu ajo bëri me dije se e paprekur deri më tani nga koronavirusi është vetëm Gjykata në Gjirokastër. Mes të tjerash Lala tha se shumë gjyqtarë janë identifikuar të prekur me COVID-19, ndërsa të tjerë janë izoluar në pritje të marrjes së përgjigjes së tamponit.

Aktualisht do të mbahen vetëm seancat gjyqësore që janë emergjente./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne