Sistemi naftë-dollar është nën sulm

Nga Darius Shahtahmasebi

Njëherë e një kohë, dollari amerikan mbështetej nga standardi i arit brenda një kornize të caktuarnga ajo që njihej si marrëveshja e Bretton-Woods, e bërë në vitin 1944. Dollari ishte fiksuar në vlerën e arit arit, konkretisht me një çmim prej 35 dollarë për një ons, megjithëse dollari mund të fitojnë interes, duke shënuar një dallim të dukshëm nga ari.

Rezultoi që ky sistem të kishte një jetëgjatësi të shkurtër, pasi presidenti i asaj kohe, Richard Nixon në vitin 1971 bëri me dije se SHBA-ja do ta braktiste standardin e arit dhe në vend të kësaj, SHBA-ja kishte plane të tjera për të ardhmen e tregjeve globale.

Siç shpjegohet edhe në gazetënHuffington Post, Administrata Nixon arriti një marrëveshje me Arabinë Saudite:

“Thelbi i marrëveshjes ishte se SHBA-ja do të binte dakord që të bënte shitjet ushtarake dhe mbrojtjen e Arabisë Saudite në këmbim qëe gjithë tregtiae naftës të bëhej vetëm duke përdorur monedhën e dollarit amerikan.”

Ky sistem u bë i njohur si sistemi i Riciklimit të Petrodollarit duke qënë se vendet e këtilla si Arabia Saudite do të duhej t’i investonin fitimete tepërta përsëri tek SHBA-ja. Nuk u desh shumë kohëqë çdo anëtar i OPEC-së të fillonte ta bënte tregtimin e naftës në dollarë amerikanë.

Një teori ekonomike e cila nuk është shumë e njohur dhe është hedhur poshtë nga rryma kryesorebën me dije se kontrollet e shpehta tëWashingtonit mbi tregjet financiare mund të shpjegohen së paku pjesërisht nga fakti se të gjitha eksportet e naftës kryhen në transaksione që përfshijnë si monedhëdollarin amerikan. Kjo marrëdhënie mes naftës dhe kësaj monedhe sigurisht i jep dollarit vlerën e tij, pasi kjo paradigmë i detyron të gjitha vendet eksportuese dhe importuese të naftës tëmbajnë një stok të dollarëve amerikanë, duke shtuar vlerën e dollarit. Foreign Policy – një revistë që e hedh poshtë këtë teori– shpjegon se:

“Mbart pak rëndësi fakti se tregtia në pjeën më të zakonshme zhvillohet në dollarë. Kjo gjëdo të thotë se ata që dëshirojnë të blejnë naftë duhet të blejnë dollarë për të blerë naftën, e cila rrit kërkesën për dollarë në tregjet financiare botërore.”

Termi “ata që dëshirojnë të blejnë naftë” përfshin pothuajse çdo vend që ekziston dhe që nuk ka një furnizim të naftës brenda vendit të tij –dhe ky nuk është aspak një numër i parëndësishëm në marë botën. Një kërkesë e pafundme për dollarë do të thotë një ambicie të tëpafundme dhe Shtetet e Bashkuara mund të shtypin aq shumë para sa dëshirojnë dhe nuk kan pse të japin llogari për ambiciet e tyreimperialiste. Asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta bëjë një gjë të këtillë.

Në vitin 2000, Iraku deklaroi se nuk do të përdorte më dollarin amerikan për të shitur naftë në tregun global. Kështu ai miratoi euro, në vend të dollar, vendim i cili nuk ishte aspak i lehtë për t’u marrë. Megjithatë, në shkurt të vitit 2003, Guardian raportoi se Iraku kishte arritur një “fitim të konsiderueshëm” pasi bëri këtë ndryshim të këtilla të politikës së tij. Kushdo që refuzon këtë teori petrodollare duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet pyetjes së mëposhtme: nëse monedha nuk është një faktor i rëndësishëm në aventurat imperialiste të Amerikës, përse SHBA-ja ishte aq e gatshme për të pushtuar një vend (bazuar në gënjeshtra të ftohta dhe të përmasave të mëdha) vetëm për ta bërë atë një prioritet për të kaluar edhe njëherë në shitjen e naftës duke përdorur si monedhë dollarin? Nëse ata u interesuan aq shumë për Irakun dhe popullin e tij, siç pretendojnë se ne duhet të besojmë, pse nuk e lejojnëIrakun të vazhdojë të marrëkëo “përfitime të mëdha”?

Muamar Gadafii Libisëu ndëshkuadukeqënë se mbajti një pozicion të ngjashëm sipas të cilit do të krijonte një monedhë të bashkuar afrikane të mbështetur nga ari, e cila do të përdorej për të blerë dhe shitur naftë afrikane. E-mailet e publikuara qëi përkisnin Hillary Clinton konfirmuan se kjo ka qënë arsyeja kryesore pse Gaddafi u rrëzua, edhe pse analistët vazhdojnë ta injorojnë dhe refuzojnë këtë teori. Pavarësisht këtyre mohimeve, emailet e publikuara të Klintonit e bënë të qartë se plani i Gadafit për të ardhmen e eksporteve të naftës afrikane ishte një prioritet për SHBA-në dhe grupet e saj të NATO-s, më shumë sesa abuzimet e pretenduara të Gadafit për të drejtat e njeriut në vendin e tij. E njëjta Hillary Clinton që qeshi me të madhe kur Gaddafi u përdhunua dhe u vra, duke mos shfaqur asnjë keqardhje që ishteveta ajo që me një dorë e zhyti një komb shumë të pasur dhe të begatë në një gjendje të kaosittë plotë.

Në fillim të këtij muaji, Venezuela deklaroi se së shpejti do të “çlirohej” nga dollari. Vetëm një javë më pas,Wall Street Journal njoftoi se Venezuela kishte ndaluar pranimin e dollarëve për pagesat e naftës në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së. Venezuela renditet në një nga vendet që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë. Kërcënimet e Donald Trump për ndërhyrjen e njëanshme ushtarake – të shoqëruara edhe me faktin se CIA e ka pranuar haptazi se do të ndërhyjnë në vendin më të pasur me naftë – mund të kenë shumë më tepër kuptim në momentin që i shohim nga ky kontekst.

Edhe Irani –prej disa kohësh tashmë – është dukepërdorur monedha alternative – si për shembull juani kinez. Irani gjithashtu ndan një fushë fitimprurëse të gazitme Katarin, i cili po ashtu mund të jetë shumë afër hapit tëheqjes dorë nga dollari. Katari thuhet se tashmë është duke kryer transaksione miliardë dollarëshe në juanin kinez. Vetëm kohët e fundit, Katari dhe Irani kanë rivendsour marrëdhëniet e plota diplomatike duke i dalë plotësisht kundër SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të saj. Kështu që nuk është befasi, që të dyja vendeve t’u prishet imazhi në arenën ndërkombëtare, veçanërisht nën administrimin e Trumpit.

Times of Israel raportoi se si goditjem më të fundit kundër dollarit amerikan dhe hegjemonisë financiare globale të SHBA-së, një firmë kineze e investimeve shtetërore ka siguruar një linjë kreditore me një vlerëprej 10 miliardë dollarësh për bankat iraniane, të cilat në mënyrë specifike do të përdorin juanin kinez dhe euron për të anashkaluar sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja.

Le të rikujtojmë se në gusht të vitit 2015, sekretari i shtetit i asaj kohe për SHBA-në, John Kerry paralajmëroi se nëse SHBA-ja do të largohej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe do të detyronte aleatët e saj që të pajtoheshin me sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja, kjo gjë do të sillte “shumë shpejt … që dollari amerikan të shndërrohejnë monedhën rezervë të botës.”

Irani, i cili ka bërë me Sirinë nga një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë, sipas informacioneve të bërë me dije pretendohet se po punonte për të krijuar një tubacion të gazit natyror që do të kalonte përmes Irakut dhe Sirisë me qëllim të eksportimit të gazit në tregjet evropiane, duke larguar plotësisht nga kjo lojë Washingtonin dhe aleatët e tij. Ky plan ekzistonte natyrisht, në vitin 2009 – para fillimit të luftës siriane. Një marrëveshje e tillë e tubacionit gazsjellës, tani edhe me mbështetjen e vazhdueshme ngaajëridhe praninë ushtarake të Rusisë mund të sjellë shfaqjen e një tregu krejt të ri që mund të lidhej lehtësisht me euron, apo edhe me çdo monedhë tjetër përsa i përket kësaj tregtie, duke përjashtuar në këtë mënyrë dollarin.

Sipas kompanisë ruse shtetërore RT, faqja e internetit të Kremlinit njoftoi ditën e martë se edhe presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu e ka udhëzuar qeverinë qëtë miratojë legjislacionin për të hedhur poshtë dollarin amerikan në të gjitha portet detare ruse deri vitin e ardhshëm.

Për më tepër,Asia Times shpjegon se Putin hodhi një “bombë” të madhe në samitin e fundit të BRICS në Xiamen në fillim të shtatorit, duke deklaruar se:

“Edhe Rusia ndan të njëjtat shqetësime me vendete BRICS në lidhje mepadrejtësinë e infrastrukturës financiare dhe ekonomike globale, e cila nuk i kushton vëmendjene duhur rritjes së peshës së ekonomive që janënë zhvillim. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me partnerët tanë për të promovuar reformat e rregullimit financiar ndërkombëtar dhe për të kapërcyer sundimin e tepërt të një numri të kufizuar të monedhave rezervë.” [theksimi i tekstit i përket autorit dhe jo të cituarit]

Sipas autorit të Asia Times, deklarata ishte një deklaratë e nënkuptuar për mënyrën që duhet të ndjekin vendet e BRICS në mënyrë që të anashkalojnë dollarin amerikan si dhe sistemin e petrodollarit.

Kina është gjithashtu në një mendje me këtë propozim. Së shpejti, Kina do të nisë një kontratë të të ardhmes së naftës së papërpunuar me çmim të vendosur në juan kinez që do të jetë krejtësisht i konvertueshëm në ar. Siç raportohet nga revista aziatike Nikkei Asian Review, analistët e kanë quajtur këtë lëvizje një “lojë-ndryshuese” për industrinë e naftës.

Prej kohësh tashmë, edhe Rusia edhe Kina kanë blerë sasi të mëdha ari. Rezervat e tanishme të arit të Rusisë do të mbështesin 27 përqind të furnizimit të ngushtë të parasë në rubla – shumë më tepër se çdo vend tjetër i madh. Banka Qëndrore e Shteteve të Bashkuara pranoi vite më parë se ata nuk kanë rritur sasin etari prej një kohe shumë të gjatë tashmë.

Kina gjithashtu po zbaton një projekt monumental, i njohur si projekti i Rrugës së Mëndafshit, i cili është një nxitje e madhe për të krijuar një rrugë tregtare të përhershme që lidh Kinën, Afrikën dhe Evropën. Është interesante të dimë sesa shumë kontroll do të ketë SHBA-ja mbi këto transaksione.

Këto janë vetëm disa nga zhvillimet më të fundit që kanë ndikuar mbi dollarin.

A munden ata që vazhdojnë të kundërshtojnë këtë teori më lidhje me petrodollarin t’i përgjigjen pyetjeve të mëposhtme me vetëbesim: A është rastësi që të gjitha vendet e renditura më lart si të cilat kanë hequr dorë nga përdorimi i dollarit janë kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara për një kohë të gjatë, duke përfshirë edhe ato shtete që u pushtuan? A është rastësi që Arabia Saudite është mëse e lirë që të kryejë një sërë veprimesh kriminale që kanë lidhje me rendin financiar botëror? A janë konfliktet e Arabisë Saudite me Katarin me të vërtetë të rrënjosura në financimin e pretenduar të këtyre grupeve terroriste edhe pse vetë Arabia Saudite është vendi i parë në gjithhë botë përsa i përket financimit të grupeve terroriste më të turpshme në botë?

Natyrisht qëekziston diçka shumë më e keqe në lojë, dhe do të mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo është e lidhur vetëm me një luftë të çmendur, psikopatike të monedhës. Megjithatë, dëshmitë vazhdojnë të tregojnë se dollari amerikan po copëtohet ngadalë me copëza në ons për ons – dhe se, ndërsa këto vende kundërshtare i bëjnë këto zhvillime në bashkëpunim, duket se është e pamundur që SHBA-ja ë mund të bëjë diçka pa rrezikuar një luftë botërore gjithëpërfshirëse.

Burimi : M.Ş./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne