Situata, delegacioni i Komisionit të Venecias zbarkon në Shqipëri

Situata në vend dhe kriza politike sjell një delegacion të Komisionit të Venecias në Tiranë. Burimë për News24 bënë me dije se delegacioni pritet të zbarkojë në Shqipërinë nga data 9 deri më 11 shtator dhe do të ketë takime në Kuvend si dhe në Kryeministri. Po kështu delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet dhe me Presidentin e Republikës.

Kjo vizitë vjen pak ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi një kërkesë Komisionit të Venecias ku i kërkonte opinion në lidhje me nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit, pasi ai anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.

Megjithatë maxhoranca e cilësoi antikushtetues dekretin e Presidentit dhe shkoi në votime pa opozitën, ndërsa Presidenti ka shpallur një tjetër datë për zgjedhje, 13 tetorin. Pas kësaj përplasje, maxhoranca nisi procedurat e shkarkimi duke ngritur edhe një komision hetimor.

Megjithatë do duhet të vendimi i maxhorancës edhe nëse kalon në parlament të gjykohet nga Kushtetuesja, e cila është jashtë funksionit./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne