Shqiperia Sociale

“Situata e krimit alarmante”

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar ne Kamez per t’i shprehur ngushëllimet familjes Buci, pas grabitjes ku humbi jetën 53 vjecari Agim Buci, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur. Basha ka ngritur shqetësimin per pasigurinë e familjeve shqiptare dhe biznesit, duke vene ne dukje se ne harkun kohor te 4 javëve grabitjet janë bere nje lajm i përditshëm.

 

“Për fat të keq, kjo është dëshmi e dorëzimit total të shtetit dhe dështimit total të rendit publik. Është një apel i fortë për të lënë paradat, ngjyrat, uniformat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve, kur kemi qeveri dhe ministra në shërbim të kriminelëve.”

 

Basha ka premtuar nje strategji ndryshe kundër krimit kur e djathta te vije ne pushtet.

 

“Përqasja jonë është dhe do të jetë tolerancë zero ndaj krimit dhe grushti i hekurt  në zemër të krimit, por kjo duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, me shkëputjen e lidhjeve kriminale duke nisur nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm e deri tek drejtorët e Policisë e policët më të thjeshtë.”

 

Problematika e situatës kriminale zëne vendin kryesor ne axhenden politike te opozitës ne 5 vitet e fundit.

OPINIONE