Situata e përmbytjeve në disa rrethe, niveli i ujit në Fier dhe Vlorë arrin 1 m

Ndonëse sasia e reshjeve është ulur, niveli i ujit në shumë zona të vendit mbetet i lartë. Vlora, Fieri dhe Kruja qytetet e prekura më së shumti nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Niveli i ujit në banesat e disa fshatrave në Vlorë e Fier shkon deri në 1 metër, ndërsa raportohet se në Mallkuç të Fushë-Krujës vijon ende evakuimi i banorëve.
Mungesë energjie, segmente rrugore të bllokura, diku nga përmbytjet, në vende të tjera nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve. Në këtë situatë janë zgjuar sot shumica e zonave në Jug, ndërsa në veri kanë rinisur reshjet e borës.

Situata në rrethe:

ELBASAN
Lumi Devoll del nga shtrati përmbytet nënstacioni në Zemblak, po ashtu ka përmbytje përgjatë rrjedhës së Shkumbinit. Kështu raportohet se në segmentin te ‘Kthesat e Murrashit’, ka rrëshqitje gurësh, ndërsa energjia elektrike mungon në disa fshatra.

GJIROKASTËR

Vijojnë problemet në aksin rrugor Virua-Kordhoc, ndërsa Në Gjirokastër-Tepelenë ka rrëshqitje dherash.

KRUJË
Vijon evakuimi me helikopter i banorëve të përmbytur në Mallkuç nga Forcat e Armatosurua. Si pasojë e daljes së Vjosës nga shtrati ka pasur përmbytje edhe në Memaliaj, ndërsa tek Uji i Ftohtë vijojnë problemet me rrëshqitjen e dherave duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

KUKËS
Pavarësisht reshjeve të borës të nisura që prej mbrëmjes së djeshme të gjitha akset rrugore në qarkun e Kukësit janë të kalueshme. Në rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit bora arrin 7 cm, ndërsa në akset Bajram Curri-Valbonë, B.Curri-Lekbibaj bora arrin nga 10 deri në 15 cm. Raportohet gjithashtu se nga reshjet janë dëmtuar 2 banesa në Tropojë dhe 1 në Has.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne