‘Situata në veri të Sirisë, rezultati i politikës destruktive të SHBA-së’

Eksperti i Lindjes së Mesme nga Universiteti i Teheranit, Husein Rojvaran deklaroi se SHBA është përgjegjëse për paqëndrueshmërinë në Siri.

Duke deklaruar se SHBA-ja ka rol të qartë në nxitjen e zjarrit të paqëndrueshmërisë së re në Siri, Royvaran në deklaratën e tij për Sputnik lidhur me këtë çështje vlerësoi kështu:

‘QËLLIMI I SHBA-SË ËSHTË QË TË PENGOJ ZGJIDHJEN’

“SHBA deklaroi se erdhën këtu vetëm për të luftuar kundër ISIS-it, por tani trupat duan të qëndrojnë në Siri. Si arsye për ekzistencën e tyre ata e tregojnë përsëri ISIS-in. Por arsyeja e vërtet është krejtësisht tjetër, kryesisht politike. Ndihma ndaj kurdëve, dërgimi i armëve, trajnimet ushtarake dhe mbështetja e separatizmit, vendimi për formimin e ushtrisë prej 30 mijë personave me qëllim të vendosjes së kurdëve në kufirin verior të rajonit nën kontroll; të gjitha këto tregojnë se qëllimi i SHBA-së është që të pengoj zgjidhjen paqësore dhe vendosjen e sigurisë në Siri.”

‘SHBA-JA E PROVOKOI TURQINË’

Royvaran i cili tha se në këtë list duhet të përfshihet edhe provokimi i SHBA-së për fillimin e operacionit të Turqisë në Afrin, shtoi se: “Aktualisht, Turqia mendon se përbën një kërcënim për sigurinë kufitare të grupit që duken si terroristë dhe duke e filluar një operacion ushtarak në Afrin për t’u vendosur kundër këtij grupi, ajo në fakt hyri në territorin e shtetit të pavarur.”

‘ARSYEJA E TABLO-S Royvaran i cili tha se zvarritja e paqëndrueshmërisë në veri të Sirisë është rezultat i politikës destruktive të SHBA-së, shtoi se: “Nëse SHBA-ja nuk do t’i kishte përdorur të gjitha këto provokime, tani nuk do t’a shihnim këtë tablo në Afrin. Sot në Afrin jetojnë më shumë se 1 milion banorë. Konfliktet e armatosura në një rajon të tillë kërcënojnë jetën e qindra mijëra njerëzve. E gjithë kjo mund të shndërrohet në një fatkeqësi të vërtetë njerëzore.”‘

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne