Situata nga koronavirusi/ Greqia merr vendimin e ri, ja deri kur shtyhet ndalimi i udhëtimeve nga Shqipëria. Kush do lejohet të kalojë kufirin

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ka bërë që Greqia të shtyjë sërish afatin e mbajtjes mbyllur të kufirit me Shqipërinë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Ambasada greke në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur vendimin e marrë së fundmi nga autoritetet greke.

Në kuadër të këtij vendimi bëhet me dije se bazuar në të dhënat epidemiologjike, masat kufizuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi, zgjaten siç janë deri më 25 tetor”.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor”, shkruan ambasada.

Gjithashtu mbetet në fuqi paraqitja e testit negativ pcr per covid 19. Teksa doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë eshte 750 persona dhe 300 në Kapshticë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne