Shqiperia

Situata politike, Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje me aleatët në selinë e PD.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se takimi ka filluar në orën 9:30 dhe të pranishëm janë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i PDK Nard Ndoka dhe kreu i PAA Agron Duka.

Në fokus të mbledhjes janë zhvillimet politike dhe vendimet për aksionin politik./balkanweb