Situatë alarmante në Fushë-Krujë, lumi del nga shtrati, dërgohet ushtria

Situata alarmante në vend si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e pandërprera te shiut është krijuar edhe në Fushë­Krujë. Uji ka vërshuar në rrugë, duke përmbytur gjithçka që gjente përpara.
Për t’ju ardhur në ndihme banoreve 50 forca të ushtrisë janë gati për tu nisur drejt Fushe-Krujës, informon Ministria e Mbrojtjes.
Nga të dhënat e fundit raportohet se lumi Zezë në jug të qytetit ka dalë nga shtrati. Edhe Emergjencat Civile janë mobilizuar për të evakuuar banorët që rrezikohen nga lumi. Ndërsa aksi Fushë Krujë-Tiranë është bllokuar totalisht nga përmbytjet mbrëmjen e stome. Shumë makina nga të dy krahët janë të bllokuara nga përmbytja e aksit rrugor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne