Situatë e pazakontë/ Refugjatë afganë para bashkisë së Tiranës, ja çfarë kërkojnë…

Një situatë e pazakontë është krijuar para bashkisë së Tiranës dje. Disa refugjatë afganë qëndronin në pritje duke kërkuar kampin e hapur nga OKB-ja! Qytetarët kanë vënë në dijeni efektivët e Policisë, të cilët kanë ardhur për t’i marrë në pyetje dhe orientuar drejt qëndrave të pritjes.

Avokati Altin Goxhaj, veprimtar i shoqërisë civile, ka ngritur shqetësimin në profilin e tij në FB. “Para 1 ore para Bashkisë Tiranë! “ shkruante Goxhaj të shtunën duke publikuar fotografitë. “Afganët po vijnë! Deklaruan se kanë ardhur në këmbë pa i ndaluar kush dhe po kërkonin kampin!!! Cilin kamp???  Të UN thanë!!! Më pas erdhën policët për t’i marrë.”

Qarqet politike brenda dhe jashtë vendit kanë folur javët e fundit për vërshimin e refugjatëve në Ballkan dhe ku Shqipëria pritet të jetë një nga vendet më të prekura. Disa shtete europiane si Austria dhe Danimarka kanë insistuar në ngritjen e qendrave të pritjes dhe kampeve të refugjatëve në vendet jashtë BE-së, ku më së shumti po diskutohet Shqipëria. Qeveria shqiptare deir tani e ka mohuar se ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për këto kampe apo se është vetëofruar për t’i hapur në këmbim të çeljes së negociatave nga BE-ja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne