Sizmiologu: Pasgoditjet e tërmetit po shuhen, deri tani janë regjistruar 400 të tilla

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar gjithë qytetarët shqiptarë duke thënë se tërmetet po shuhen.

Në një intervistë për Ora News, tha se deri tani janë regjistruar 400 tërmete.

Rrapo Ormeni: “Pas tërmetit kryesor, tërmetet kanë ardhur duke u zvogëluar për a i përket shpeshtësisë, numri të tyre. Nga koha në kohë numri i tyre vjen duke u zvogëluar. Por edhe për sa i përket energjisë magnituda e tyre po vjen në zvogëlim.

Kuptohet që në këtë seri pasgoditjesh do të ketë tërmete të vegjël, por s’do të jenë të gjithë me të njëjtën magnitudë. Në periudha të veçanta do kemi goditje që janë më të dallueshme nga këto të tjerat.

Por kuptohet që janë normale, nuk kanë asnjë rrezik.

Pasgoditjet janë dukuri që shoqërojnë goditjen kryesore. Ne nuk mund të parashikojmë nëse do bjerë një tërmet tjetër i pavarur apo nuk mund të parashikojmë se kjo seri i paraprin një tërmeti tjetër më të madh.

Gjykojmë që kjo goditje kryesore, shoqëruar me pasgoditje është duke u shuar. Deri tani 400 goditje që janë regjistruar, me magnitudë mbi 4 kanë qenë më të pakta.”

Gazetarja: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet e tërmetit?

Rrapo Ormeni: “Këshilla e parë është të ruajë qetësinë dhe menjëherë sapo fillon lëkundja të vendoset nën një objekt të fortë. Kur është në krevat të vendosë duart që të mbrojë pjesët e kokës, të sigurojë fëmijët.

Por në asnjë mënyrë të tentojë të dalë sepse periudha e zgjatjes së tërmetit është 20 sekonda. Është shumë e vogël koha kështu që nuk ka mundësi të dalë jashtë.
Pas mbarimit të goditjes së parë duhet menjëherë të dilet jashtë pasi mund të ketë pasgoditje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne