“S’ka shans ta ndalojë”, Rama i përgjigjet Presidentit Meta për Teatrin: Nuk është as kreu i Urbanistikës, as kryeministër

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të shtetit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Shefi i qeverisë tha se ‘Presidenti nuk është as drejtori i Urbanistikës, as kryebashkiak, as kryeministër, s’ka asnjë tagër të vendosi për kompetenca ekskluzive të të gjitha këtyre instancave’.

“Jo presidenti por asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv”, theksoi Rama.

“Kjo punë që nuk më lë të përgjigjem, për një pyetje çarçaf…e harroj presidentin me kënaqësinë më të madhe, se nuk dua të bëj polemika me Presidentin, por Presidenti nuk është as drejtori i Urbanistikës, as kryebashkiak, as kryeministër, s’ka asnjë tagër të vendosi për kompetenca ekskluzive të të gjitha këtyre instancave, ka të drejtën e vet të mendojë ndryshe, të bëjë ato që sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit por, jo presidenti por asnjë tjetër që s’ka mandat e kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie e një pushteti vendor, s’ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv“, tha Rama në një intervistë me emisionin Opinion./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne