S’ka surpriza në Kuvend, vëllai i deputetes së PS zgjidhet kryetar i ILD

Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani.

Ky i fundit ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit. Edhe kësaj radhe Kuvendi nuk ka surprizuar, duke zgjedhur të parin në listën e KED, ashtu siç bëri me kryeprokurorin, duke zgjedhur të parin në listën e KLD, Olsian Çelën.

Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Egnaltina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne