S’ka të ndalur droga në vend: kapen në Vlorë 1.7 ton

Plot 1.7 ton drogë janë kapur sot nga policia në Gjirin e Bristanit në Vlorë, bëhet e ditur nga policia.

Një banor i fshatit Dukat në Vlorë është vënë në pranga sepse sipas policisë dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, për mbledhur dhe trafikuar 1.7 ton kanabis sativa.

Por ajo që e bën të habitshëm arrestimin është fakti se sipas policisë, 56-vjeçari Patriot Belulaj është arrestuar sepse ka stanin afër vendit ku u gjet droga dhe për këtë arsye ai është i dyshuar si një nga trafikantët.

“Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij, pasi ky person është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne