Shqiperia

Skai grek: Zona Ekonomike Ekskluzive, negociatat në favor të Greqisë mbyllen në Maj me Shqipërinë

Shqipëria dhe Greqia pritet të zgjidhin negociatat deri në fund të majit shkruajnë mediat greke. Sipas televizionit Skai, nisja e negociatave të hënën u zhvilluan në “një klimë konstruktive bashkëpunimi”, dhe në bazë të kësaj marrëveshje, shteti grek mund të deklarojë Zonë Ekonomike Ekskluzive, gjë që po ndiqet me interes nga Athina.

Kontaktet me Shqipërinë pritet të vazhdojnë në javët e ardhshme, shkruan Skai. Kotzias e ka bërë të qartë që nuk ka “çështje çame” në tavolinë dhe diskutimi i pronës ka të bëjë me “ligjin e famshëm të luftës” me Shqipërinë, shkruan më tej media greke.

Sipas disa interpretimeve, Greqia dhe Shqipëria mbeten në gjendje lufte dhe kjo ka “ngrirë” statusin e pronave shqiptare për të cilat Mbretëria Greke kishte dhënë garanci kur Shqipëria dhe Italia deklaruan luftë në 1940.
Skai thotë më tej se në teori, Greqia duhet t’i kishte dhënë këto qindra prona, pronarëve shqiptarë pas përfundimit të armiqësive, por kjo nuk ka ndodhur ende.

OPINIONE