Skandal/ 721 mijë m2 toka e 108 mijë m2 objekte, që i janë sekuestruar krimit; i janë shitur përsëri kriminelëve me 30-40% ulje

Një tjetër skandal i përbashkët qeveri-drejtësi, vazhdon të ndodh, me luftën kundër pasurive të luajtshme, sendeve të çmueshme dhe kapitaleve e pronave të paluajtshme, që siguron, disponon, gjeneron dhe përdor bota e trafiqeve dhe e krim-korrupsionit në Shqipëri, të sekuestruara nga shërbimet ligj-zbatuese të shtetit.

Sipas informacionit, që na ka ardhur shumica e këtyre pronave, të sekuestruara nga shërbimet tatimore, doganore, policore, nga inspektoratet dhe prokuroritë e gjykatat; nuk bëhen pasuri e shtetit, por përfundojnë përsëri, në duart e të sekuestruarve, ose grupeve të tjera kriminale, madje me çmime më të ulëta se vlera reale që kanë.

Të sekuestruara sipas ligjit “Anti-mafia”, këto prona administrohen nga një drejtori përkatëse e veçantë në Ministrinë e Financa-Ekonomisë, nën vartësinë direkte të kryeministrit Rama dhe ministres Anila Denaj me disa drejtorë të caktuar nga Ulsi Manja; për të cilat, ministrja nxjerr urdhërat për shitjen e tyre në ankand, ose kalimin në pronësi e përdorim, të shërbimeve shtetërore.

Ndërsa me vendime gjyqtarësh e prokuruësh, disa nga nga këto pasuri, kalojnë në pronësi të shtetit, ndërsa 70-80% e tyre, në kundërshtim me ligjin, por me pagesa ryshfeti e “copa” pasurie të dhuruara, u rikthehen përsëri trafikantëve, kriminelëve e biznesmenëve të sekuestruar, megjithëse janë provuar, si pasuri të paligjshme.

Ka dy fakte tronditëse, që vazhdojnë me pronat e sekuestruara; ku vetë qeveria dhe drejtësia, bëjnë lojëra e pazare krimi me grupet dhe individët e krimit, duke ua rikthyer në heshtje; pasuritë që u sekuestrojnë publikisht me kronika të bujshme mediatike, nëpërmjet një hapësire të lënë qëllimisht në ligj, si kanal “kanal kullues”, mes kontekstit “Sekuestrim-Konfiskim”.

FAKTI I PARË/ Në 2 vitet e fundit, 70% e pasurive që u janë sekuestruar grupeve të trafikut të drogës, femrave, armëve dhe krimit njerëzor, ekonomik e korrupsionit; ua janë rikthyer përsëri atyre në pronësi, me vendime prokurorie e gjykatash; megjithëse në 65% të rasteve, personat e sekuestruar, janë dënuar me burg, për trafiqe, pastrim parash e pasuri të paligjshme.

FAKTI I DYTË/ Në 2 vitet fundit, nga pronat e konfiskuara prej botës së krimit, trafiqeve e korrupsionit, rezulton se 721 mijë m2 toka e troje dhe 108 mijë m2 objekte biznesi e banesa; janë blerë përsëri nga grupe e individë krimi, të cilëve, ua ka shitur vetë shteti në ankand me 30-40% ulje çmimi; megjithëse ligji e ndalon pjesëmarrjen e tyre në ankand; madje janë bërë edhe blerje me ndërmjetës, por pronat janë ri-regjistruar në hipotokë e kudo, në emër të po atyre kriminelëve të sekuestruar. Kaq për sot, nesër fakte të tjera, për pazarxhinjtë dhe blerësit politikanë e zyrtarë shteti./Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne