Skandal/ Ardi Veliu dhe 387 drejtues policie “blozë” në poste kyçe, nuk kanë “Certifikatë Sigurie”; janë emëruar jashtë ligjit

Policia e Shtetit, që ka për detyrë të luftojë krimin e çdo lloji dhe… vetë-deklarohet me kapadaillëk “Lleshjan”, se po zbaton vetëm ligjet për sigurinë kombëtare e të qytetarëve; rezulton se është vetë në veprimtari të plotë anti-ligj, që së pari rrezikon e cënon, sigurinë dhe eficencën e punës brenda saj.

Një informacion konfidencial, i ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, nga burime brenda kupolës të Ministrisë së Brendshme, bëri me dije, se procesi i “Veting”-ut të 45 zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit; i planifikuar të niste në datën 15 korrik 2019; qenka shtyrë për shkakun, se vetë kryepolici Ardi Veliu dhe 28 drejtues të tjerë të listës së parë të “Veting”-ut, qenkan pa… “Certifikatë Sigurie”.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një skandal të rëndë shtetëror, ku është përfshirë vetë Ministria e Brendshme, Kryeministria dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit; që kanë firmosur e vulosur, punësime në polici, emërime në funksione drejtuese e ngritje në grada dhe detyra të larta policore, të personave pa Certifikatë Sigurie; kur sipas Ligjit Nr. 108/2014, në polici nuk mund të punësohet as lulishtari pa këtë lloj certifikate.

Mirëpo edhe vetë kryepolici i shtetit, Ardi Veliu, është pa Certifikatë Sigurie; që ligjërisht do të thotë; se rekrutimet në polici, emërimet në poste drejtuese, grupet e “spiunëve të paguar”, informacionin vendas e të huaj, shërbimin e luftës kundër krimit, trafiqeve, korrupsionit dhe terrorizmit në Shqipëri; po e komandon, udhëzon e kontrollon, 1 person i pa certifikuar nga DSIK, për siguri detyre e institucioni.

Skandali thellohet më tepër, kur mëson se Komisioni i Jashtëm i “Veting”-ut në Polici; gjatë verifikimit të dosjeve, ka zbuluar se përveç kryepolicit Ardi Veliu, pa Çertifikatë Sigurie janë dhe 2 zv/ministra të Brendshëm, 3 shefa e 18 punonjës të serverit qendror të policisë.

Por, mos u çuditni, sepse pa Certifikatë Sigurive janë edhe 387 drejtorë e shefa policie, me detyra urdhëruese e monitoruese, në sektorë e shërbime kyçe në qëndër dhe prefektura; ku qarkullon e grumbullohet informacioni i klasifikuar “sekret”, për gjithë veprimtarinë hetimore e goditëse që bën policia.

Faktikisht, ministri Lleshaj i ka propozuar para 6 muajve kryeministrit Rama, që në Nenin 46, të Ligjit Nr. 108/2014, ku flitet për motivet e largimeve, apo përjashtime nga policia e shtetit, të shtohet “Pika F”, ku siç e kanë gjithë policitë e vendeve të BE-Rajonit; të përcaktohet si kriter i parë ky: – “Pranimi në Policinë e Shtetit, bëhet vetëm me Certifikatë Sigurie nga DSIK, ndërsa pezullimi, largimi e përjashtimi prej saj, bëhet kur konstatohet se nuk je i pajisur me të”.

Kryeministri Rama e shpërfilli propozimin e ministrit Lleshaj; pas konsultimit privat me dy shefat pa Certifikatë Sigurie: me kryepolicin Ardi Veliu dhe Rrumbullakun e grupit “Çiftelia” që komandon SHÇBA e “Veting”-un në Polici; duke mos e kaluar projekt-shtesën në Komisionin e Ligjeve.

Nisur prej faktit, se vetë kryepolici Ardi Veliu dhe pothuajse gjithë shefat e lartë në qendër e qarqe, janë persona pa Certifikatë Sigurie, por me veprimtari antiligjore deri kriminale; ka krijuar bllokazh të “Veting”-ut; dhe kjo është skemë e Ramës dhe mafies brenda policisë, që të shtyhet “Veting”-u, si mundësi për mos largimin nga kupola e saj, të këtyre “monstrave”.

Por, që këto prova të quhen ligjore, duhet të jenë të konfimuara vetëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që grumbullohen nga SHISH dhe agjenci të tjera investiguese brenda e jashtë Shqipërisë, skandal të cilin, tashmë edhe Lleshaj bashkë me Edi Ramën e Ardi Veliun, po e lejojnë të vazhdojë. Kaq për sot./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne