SKANDAL: Asnjë medresant nuk pranohet në universitetet publike dhe private në Maqedoni?!

Saga e problemeve të mbi 1000 medresantëve në Republikën e Maqedonisë Veriore vazhdon. Si duket askush nuk është i interesuar që në mënyrë institucionale të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e tyre.

Portali Almakos disa herë iu është kthyer problemit të medresantëve dhe ka hasur në veshë të shurdhër nga institucionet kompetente si dhe në frikë nga një numër i medresantëve dhe prindërve për të dhënë deklaratë.

Në faqen zyrtare të medresesë Isa Beu, shkruan: “Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është e locuar në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit në pjesën perëndimore të Shkupit. Vepron si shkollë e vetme edhe për djem edhe për vajza në tërë teritorin e R.Maqedonisë me paralelelet e saja në: Shkup,Tetovë,Gostivar dhe Shtip.” Në të nuk mund të gjesh as edhe një shkronjë të vetme për akreditimin e kësaj medreseje dhe për fatin e medresantëve pas përfundimit të kësaj shkolle profesionale dhe pyetjen konkrete: A munden që medresantët pas përfundimit të medresesë si krejt nxënësit tjerë të Maqedonisë Veriore të regjistrohen në Universitetet Publike dhe Private?

Pyetjen për numrin e medresantëve të pranuar në Universitetet Publike dhe Private jashtë Fakultetit të Shkencave Islame ia drejtuam sekretarit të medresesë, Lutfi Xhemaili, i cili deri në momentin e publikimit të kësaj teme nuk na është përgjigjur.

Pyetjen e njëjtë ia drejtuam edhe drejtorit të cështjeve arsimore në BFI, Jusuf Zimeri, i cili edhe përskaj asaj që e ka parë përgjigjen, por nuk ka gjetur mundësinë për të kthyer një përgjigje.

Pyetjen ia drejtuam edhe myftiut të Shkupit, dr.Qenan Ismaili, si dhe zyrave për informim të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore. Qenan Ismaili na drejtoi te Rijaseti i BFI-së, ndërsa zyrat e UT-së dhe UEJL deri në momentin e publikimit të kësaj teme nuk na dhanë një përgjigje.

Para disa kohësh patëm kontaktuar me drejtorin e medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi, i cilit na pat thënë se ata vecse kanë arritur t`i regjistrojnë disa medresant, por këtë problem ende nuk e kanë zgjidhur përfundimisht.

“Bashkësia Islame është në bisedime direkte me qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore. Nuk e di saktë deri ku kanë arritur bisedimet, por e di se ne disa medresant kemi arritur që t`i regjistrojmë në universitete të ndryshme”, deklaroi Ibrahim Idrizi për portalin Almakos. Kjo deklaratë është dhënë me datën 02.04.2019.

Portali Almakos provoi që të kontaktoj edhe me kabinetin e ministrit të arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, por ende deri në momentin e publikimit të kësaj teme nuk na është kthyer përgjigje.

Ish medresanti, Bunjamin Limani për portalin Almakos përmend disa probleme të medresesë Isa Beu. Sipas tij kjo medrese është e uzurpuar, dhe është e saktë për atë se medresantët edhe pas përfundimit të medresesë nuk kanë mundësi që të pranohen në Universitete Publike dhe Private në Maqedoninë e Veriut.

“Shpesh në periudha të caktuara dhe nga ish medresantë të gjeneratave t’caktuara kam dëgjuar për probleme të llojllojshme që kanë hasur me diplomat, mos pranimin ose pamundësinë e verifikimit. Ky institucion i shenjtë fetarë, Medreseja “Isa Beu” , ka vite që është i uzurpuar si institucion dhe punësimi ka kriter nepotizmin ose ideologjinë, asnjë kriter cilësorë dhe të duhur. Personalisht jam viktimë e këtij sistemi, edhe pse i diplomuar për profesor i gjuhës arabe, sot as nuk mundem të konkurroj sepse punësimet bëhen me emërime. Pra ajo që e bënë këtë shkollë të pa pranueshme në sistemin arsimor është jo profesionalizmi i saj. gjeografi jep Biologji, matematicienti ligjëron Fik’hun, çajxhiu historinë islame, etj. Këto ishin si shembuj, sepse në të vërtetë ky është problemi kryesor. Këtë e kam të dëgjuar nga burime të sigurta, që në mënyrë indirekte më kanë ofruar punë si profesor i gjuhës arabe në SHMI “Isa Beu”, me preteksin se ministria e arsimit kërkon nga kjo shkollë private që të jetë profesionale dhe çdo mësimdhënës i saj të jetë profesionist për lëndën e tij, sepse edhe konsiderohet si shkollë e mesme profesionale.”, deklaroi Bunjamin Limani për portalin Almakos.

Problemi kryesor i mosregjistrimit të medresantëve në Universitetet Publike dhe Private është matura shtetërore.

Visar Ramadani nga Universiteti Ballkanik dhe Nano Ruzhin nga Universiteti FON me 08.04.2019 sqaruan për TV Shenja se pa dhënien e provimit të maturës shtetërore, asnjë kandidat nuk mund që të pranohet në Universitetet e tyre.

“Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik çdo vit në konkursin për regjistrimin e studentëve parasheh edhe maturën shtetërore si kusht për regjistrim të studentëve të rinj. Atyre studentëve që nuk e kanë të kryer obligimin e maturës shtetërore rekomandohen ta bëjnë të njëjtën brenda çdo afati të caktuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.”, deklaroi Visar Ramadani.

“Në pajtueshmëri me ligjin për arsim të lartë, në fakultetin e parë privat nuk mund të regjistrohen studentë të cilët nuk i janë nënshtruar maturës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, apo në ndonjë shtet tjetër”., deklaroi Nano Ruzhin.

RREGULLORJA E PROVIMIT SHTETËROR: Provim shtetëror mund të realizon kandidati i cili ka përfunduar vitin e fundit të gjimnazit, arsimit profesional, përkatësisht shkollave të artit. Provim shtetëror mund të realizon edhe kandidati i cili paraprakisht ka kaluar maturë shkollore në gjimnaz apo maturë shkollore në shkollë të arteve apo provimin final në arsim profesional, por jo në të njëjtin vit shkollor. Provim shtetëror mund të realizon edhe kandidati i cili ka kaluar maturën në kuadër të programit për maturë ndërkombëtare apo lloj tjetër të provimit final në arsim të mesëm katërvjeçar. Maturë shtetërore mund të realizoj edhe kandidati i cili ka përfunduar arsim të mesëm katërvjeçar në shtet të huaj dhe ka marrë diplomë të nostrifikuar.

Përndryshe, sipas informacioneve të portalit Almakos, deri në këtë moment nuk ka të pranuar asnjë medresant në asnjërin prej institucioneve publike dhe private arsimore në Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

Hamdi Nuhiju/Almakos/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne