Skandal diplomatik i presidentes kroate, qytetin e BeH-së e “përfshiu” në Kroaci

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç mbrëmë në stadiumin “Poljud” të Splitit ndoqi ndeshjen kualifikuese për “EURO 2020” mes përfaqësueses së Kroacisë dhe Hungarisë (3:0) ndërsa pas ndeshjës dha një deklaratë skandaloze për mediat.

Ajo tha se ishte jashtëzakonisht e lumtur për rezultatin, “por më shumë për Daliçin dhe lojtarët, e më shumë për njerëzit që ishin mbledhur në Split”.

Grabar-Kitaroviç theksoi se në Split ishte e gjithë Kroacia “nga Visa deri në Kupres”, shkruan gazeta kroate “Sportske Novosti”.

Kupres është qytet në Bosnjë e Hercegovinë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne