SKANDAL / Filmon tentimin për vetëvrasje të shërbëtores duke refuzuar ta ndihmojë

Policia kuvajtiane ka arrestuar një grua që ka filmuar shërbëtoren e saj etiopiane teksa bie nga kati i shtatë i një ndërtese në një përpjekje të dukshme për vetëvrasje. Punëdhënësja nuk bëri asnjë përpjekje për të shpëtuar gruan e dëshpëruar.

Videoja e postuar në internet tregon shërbëtoren e tmerruar teksa ulëret, ndërsa kapet në pjesën e jashtme të ndërtesës, në një ndryshim të zemrës në minutën e fundit.

Ajo i thërret punëdhënëses së saj, duke bërë kontakt të drejtpërdrejtë me kameran në një lutje të dëshpëruar për ndihmë.

Gruaja që filmon incidentin nuk bën asnjë përpjekje për t’i ardhur në ndihmë asaj, por vazhdon të filmojë. Ajo mund të dëgjohet duke i thënë shërbëtores, “Oh e çmendur, kthehu”, sipas AFP.

Shërbëtorja më pas thërret “më mbaj, më mbaj,” pak para se të humbë kontrollin e saj dhe të bjerë.

Jeta e saj u kursye për fat të mirë pasi ajo ra mbi një tendë.

Në fund të videos mund të shihet personeli mjekësor teksa e shpëton atë. Ata nxituan për në spital, ku ajo u pa të kishte një krah të thyer, si dhe gjakderdhje nga hunda dhe veshi.

Policia e hetimit kriminal në Kuvajt e ka çuar punëdhënësen në prokurori mbi akuzën e dështimit për të ndihmuar viktimën, sipas gazetës Al-Seyassah.

Shoqëria për të Drejtat e Njeriut në Kuvajt i ka bërë gjithashtu thirrje autoriteteve që të hetojnë rastin dhe t’ia referojnë atë gjykatës.

Dy të tretat e popullsisë së Kuvajtit është e përbërë nga punëtorë emigrantë, sipas Human Rights Watch.

Edhe pse vendi miratoi një ligj në vitin 2015 që u dha punëtorëve që punojnë nëpër shtëpi shumë të drejta si të punësuar – duke përfshirë pushim vjetor të paguar dhe të drejtën e një dite pushim në javë – mbrojtjet janë ende më të dobëta sesa ato që ruajnë profesionet e tjera.

Ata që punësojnë shërbëtorë dhe personel tjetër në shtëpitë e tyre nuk janë subjekt i mekanizmave të zbatimit, të tilla si inspektime të kushteve të punës. Kështu, shumë punëtorë vendas ende ankohen për abuzim, keqtrajtim dhe mospagesë të pagave. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne