Skandal, Ministria e Shëndetësisë: Cfarë nënkupton distancimi social? Shmangni vendet e populluar, grumbullimet fetare

COVID 19 ka sjellë prbleme të shumta në të gjitha sferat e jetës jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Në vendin tonë situata duket se po normalizohet pasi qeveria ka nisur lehtësimin e masave shtërnguese dhe rikthyer lirinë e munguar për afërsisht dy muaj për shqiptarët një debat i ri është ngjallur.

Kur të gjithcka po hapet të vetmet që po qëndrojnë të mbyllura janë objektet e kultit, Xhamitë dhe Kishat. Në kohën kur shumë  shqiptarë po kërkojnë hapjen e tyre Ministria e Shëndetësisë bën SKANDALIN e radhës. Në një mesazh të saj të shpërndarë në rrjetet sociale Ministria kërkon zbatimin e masave si distancimi social dhe higjena ndërsa në këtë mesazh promocioni ajo kërkon që të shmangen grumbullimet në fetare por nuk përmend grumbullimet e tjera si Psh: në rrugë, tregje, supermarket, institucione e deri në plazhe ku vetëm këtë fundjavë janë vërejtur grumbullime massive. Ky skandal i Ministrisë së Shëndetësi vjen pikërisht në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit i cili i ka gjetur besimtarët larg xhamive dhe kryerjes së riteve fetare në shtëpinë e Zotit.

Ky skandal i paprecedentë është kundërshtuar nga Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë i cili ka denoncuar gjuhën diskriminuese islamofobe të Ministrisë ndërsa i kërkon KMSH të reagojë kundër këtij skandali.

“Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e dënon gjuhën diskriminuese islamofobe dhe të papërgjegjshme të Ministrisë së Shendetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të përdoru në posterin e Covid-19 duke ilustruar rrezikun e përhapjes së virusit me grumbullimet në vendet fetare. Ndërkohë që faktet tregojnë se janë pikërisht isntitucionet fetare në vend që kanë treguar ndjeshmërinë dhe vetëdijen më të lartë në këtë situatë.
I kërkojmë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë si institucioni përfaqësues i muslimanëve në Republikën e Shqipërisë që të reagojë dhe të kërkojë sqarime nga përfaqësuesit e Minsitrisë së Shëndetësisë në lidhje me skandalin në fjalë.”

Ky është njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“🔴Parandaloni përhapjen e COVID-19
✅Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë🚶‍♂️🚶‍♀️ distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
👉Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.
⭕Ja çfarë nënkupton distancimi social👇”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne