Agim Kasemi
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndërprerë në mes dhe ka braktisur intervistën me gazetarin e njohur investigativ amerikan, i cili drejton platformën e famshme Channel 5 në YouTube (me mbi 3 milionë ndjekës).
Sipas njoftimit zyrtar të vetë medias amerikane në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në Tiranë gjatë një reportazhi të gjerë që po realizon për Shqipërinë.
– Çfarë shkruan media amerikane “Channel 5”?
Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të Channel 5, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner.
Pyetjet që “dogjën”: tensionet thuhet se filluan kur gazetari amerikan i drejtoi Ramës pyetje të drejtpërdrejta dhe të forta për aferat e korrupsionit dhe projektet e debatueshme të Jared Kushner (dhëndrit të Donald Trump). Rama-nderpret-intervisten-me-gazetarin-e-channel-5/news dhe largohet. Kur do të publikohet?. Channel 5 ka paralajmëruar se intervista e plotë dhe e paçensuruar do të publikohet javën e ardhshme. Aty do të zbulohen të gjitha pamjet dhe reagimi i plotë i kryeministrit.
Ndryshe nga intervistat e kontrolluara në mediat lokale, mediat e pavarura ndërkombëtare nuk bëjnë kompromise!
Po ju, si mendoni? Çfarë e detyroi kryeministrin të ngrihej nga karrigia? A është kjo intervistë, fillimi i fundit të Vezirit të Surrelit?/fb
















