Skandal në KQZ/ “Konsensus për mos hetimit e parave të lobingut”

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve Klement Zguri deklaroi në emisionin e JAVA në RTSH se se tre muaj më parë është kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme i gjithë informacioni që KQZ dispononte mbi shpenzimet  e Partisë Demokratike.

Nisur nga ky fakt administrata e KQZ i kishte propozuar Komisionit nisjen e një hetimi administrativ për paratë e lobingut të Partisë Demokratike dhe eventualisht penalizimin e saj. Mirëpe kjo kërkesë është hedhur poshtë me rezultatin 6-1 në KQZ.

“Si gjithmonë partitë e mëdha bëhen bashkë për të evituar transparencën” komentoi Lorenc Vangjeli.

Zguri theksoi se “KQZ ishte e kishte pamundur për një kohë kaq të shkurtër që ta realizonte siç duhej këtë detyrë për shkak të mungesës së bazës ligjore, buxhetit dhe kapaciteteve njerëzore të nevojshme në këtë drejtim”

Zguri deklaroi gjithashtu se për çështjen e auditimit të financimeve të partive dhe më konkretisht paratë e destinuara për kompanitë e lobingut dhe konsulencës “partitë politike nuk kanë depozituar asnjë kontratë të tillë në KQZ” duke shtuar se “ato refuzojnë të bashkëpunojnë me KQZ në lidhje me shpenzimet e fushatës dhe KQZ ka gjobitur deri në 20 milion leke subjekte të caktuara për mosdhënie informacioni”.

I pyetur mbi faktet e nxjerra nga revista “Mother Jones” dhe mundësinë e miratimin të hetimit adminisrativ nga KQZ, Zguri theksoi se nëse “KQZ-së i vihen në dispozicion fakte të tjera patjetër që ajo do e nisë këtë hetim”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne