Skandal në media: Gazetarë shqiptarë vizitojnë Izraelin ndërkohë që Gaza përballet me gjenocid

Regjizori dhe aktivisti Kastriot Çipi ka reaguar me ashpërsi pas vizitës së disa figurave të njohura të mediave shqiptare në Izrael, duke e cilësuar këtë akt si kthimin e gazetarit “nga misionar i së vërtetës në rrogëtar të sionizmit”.

Vizita e tyre ndodh ndërkohë që Gaza po përjeton një gjenocid të tmerrshëm, me mijëra viktima dhe shkatërrim masiv të qyteteve dhe infrastrukturës. Emrat e gazetarëve dhe moderatorëve që qëndruan për 5 ditë në Izrael janë:

Endri Xhafo

Arbër Hitaj

Altin Krekas

Sali Doçi

Berat Buzhala

Teodor Cami

Ledion Kristafi

Jonida Shehu

Arjan Isa

Shumë qytetarë dhe vëzhgues ndërkombëtarë e konsiderojnë këtë vizitë si një faktor që po manipulojnë mënyrën se si raportohet gjenocidi në Gaza, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi etikën dhe përgjegjësinë e mediave shqiptare.

Kastriot Çipi thekson se sponsorizimi i vizitës nga “demokracia e vetme e Lindjes së Mesme” ngrit pyetje serioze mbi objektivitetin e gazetarisë dhe ndikimin e interesave të huaja në raportimin e ngjarjeve dramatike humanitare./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne