Skandal në QS/ Kreu i PD pengohet të takojë studentët, punonjësja i kërkon të largohet. Basha: Qetësohu, po të hoqi njeri nga puna e heqim ne (Video)

Një incident në kufijtë e skandalit ka ndodhur në Qytet Studenti. “BalkanWeb” ka siguruar videon e këtij episodi, ku Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e studentëve për të zhvilluar një takim në një prej godinave të djemve por është penguar.

Menjëherë pasi ka hyrë në një nga dhomat e djemve dhe po zhvillonte një bisedë me ta, punonjësja e sportelit i ka kërkuar të largohet pasi po i prishte shumë punë. Sipas saj, ajo duhet të ishte lajmëruar për këtë gjë.

 

 

Qs PunonjesjaNdërkohë kreu i PD Lulzim Basha i ka kërkuar disa herë të qetësohet pasi do të dilte pas pak minutash nga godina, duke i thënë se e kuptonte që kishte marrë urdhër nga lart. Në përfundim Basha është larguar duke e ‘mirëkuptuar’ sportelisten. “Qetësohu po të hoqi njeri nga puna e heqim ne nga puna”, tha Basha.

 

Ndërkohë Bashkia e Tiranës e ka akuzuar për dhunë kryetarin e opozitës.

 

 

 

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.
Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4”, thuhet në njoftimin e bashkisë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne