Dje, me 25 janar 2025, kryeministri vllaho-shqiptar Edi Rama ne nje fjalim te mbajtur ne Kryegjyshaten Bektashiane permendi perseri avaizn e tij te vjeter per krijimin e shtetit bektashi. Ne fjalimin e tij Rama permendi avaze jo ligjore, anti-historike që motivonin këtë vendim të tij anti-shqiptar. Komuniteti Bektashi sipas të dhënave të Censusit të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2023 në Shqipëri, janë regjistruar 115,644 besimtarë bektashinj, që përbëjnë rreth 4.8% të popullsisë së përgjithshme.
Origjina e Bektashinjve në Shqipëri
Bektashinjtë u vendosën në Shqipëri gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, duke filluar nga shekulli i 15-të. Ky tarikat islame u përhap kryesisht në viset shqiptare falë lidhjes të ngushtë me jeniçerët, njësi elitare ushtarake e Perandorisë Osmane. Pas ndalimit të urdhrit bektashi në Turqi në vitin 1826 nga Sulltan Mahmudi II, Shqipëria u bë një qendër e rëndësishme për bektashinjtë. Kryeqendra (Kryegjyshata) e Bektashinjve u vendos në Tiranë më 1930, duke shënuar një moment historik për këtë komunitet fetar.
Shtetet që Njohin Kryegjyshatën Bektashiane në Shqipëri
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me seli në Tiranë, është e njohur ndërkombëtarisht si qendra kryesore e këtij besimi. Shtetet që kanë njohur ose mbështetur këtë institucion përfshijnë:
- Shqipëria – Si vendi pritës dhe qendra kryesore e bektashinjve.
- Maqedonia e Veriut – Ka një komunitet të konsiderueshëm bektashinjsh që mbështesin lidhjen me Kryegjyshatën në Tiranë.
- Kosova – Bektashinjtë në Kosovë gjithashtu janë të lidhur me Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.
- Turqia- Edhe pse Bektashizmi nuk njihet zyrtarisht si tarikat fetare, ka lidhje historike me bektashinjtë në Shqipëri.
- Shtetet e tjera me diasporë shqiptare – Përfshirë SHBA, Itali, Greqi dhe vende të tjera ku ndodhen shqiptarë bektashinj.
Bektashinjtë shqiptarë dhe shiitët e Iranit ndajnë disa elemente të përbashkëta doktrinare dhe historike, por janë tradita fetare të veçanta me dallime të rëndësishme. Më poshtë janë disa nga lidhjet dhe dallimet kryesore midis tyre:
Ngjashmëritë midis Bektashinjve dhe Shiitëve
- Nderimi për Aliun : Si bektashinjtë, ashtu edhe shiitët e konsiderojnë Aliun, kushëririn dhe dhëndrin e Profetit Muhamed, si një figurë qendrore në besimin e tyre. Aliu është një simbol i drejtësisë dhe udhëheqjes shpirtërore për të dyja palët. – Bektashinjtë e nderojnë Aliun si personifikim të dijes dhe drejtësisë hyjnore. – Shiitët e njohin Aliun si Imami i parë dhe trashëgimtar legjitim i Profetit Muhamed a.s.
- Mistikizmi dhe Simbolika : Bektashizmi ka një natyrë mistike dhe përqendrohet te kërkimi shpirtëror dhe lidhja me Zotin përmes devocionit personal dhe praktikave simbolike. Shiizmi gjithashtu ka një element mistik, veçanërisht në degë të tij si sufizmi shiit.
- Përkujtimi i Ashures : Të dy traditat përkujtojnë ngjarjen e betejës së Qerbelasë, ku Imami Husein, nipi i Profetit Muhamed, u martirizua. Për bektashinjtë, kjo ngjarje simbolizon sakrificën dhe drejtësinë.
Dallimet Kryesore
- Origjina dhe Qendra : – Shiizmi ka origjinën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe Irak, dhe përfaqëson një degë kryesore të Islamit. – Bektashizmi ka origjinën si tarikat sufi brenda Islamit shiit, në kontekstin e Perandorisë Osmane.
- Hierarkia dhe Organizimi: Shiizmi ka një hierarki të fuqishme fetare, me dijetarët (ajetollahët) që udhëheqin komunitetin. Në kontrast, bektashinjtë janë të organizuar rreth Kryegjyshatës dhe një sistemi dervishësh, por me më pak theks në juridiksion fetar të organizuar.
- Ligji Islamik (Sheriati) : Shiitët i përmbahen një versioni të Sheriatit të ndikuar nga mësimet e tyre të veçanta. Bektashinjtë janë më fleksibël dhe shpesh largohen nga interpretimet strikte të Shariatit.
- Ndikimi kulturor dhe politik : – Shiizmi ka pasur një ndikim të madh politik, veçanërisht në shtete si Irani. – Bektashizmi ka mbetur kryesisht një traditë shpirtërore dhe kulturore veçanërisht në Shqipëri.
Lidhjet Sot : Bektashinjtë shqiptarë kanë lidhje të drejtpërdrejtë doktrinare me shiitët e Iranit. Bektashizmi në Shqipëri është i veçantë në identitetin e tij kulturor dhe shpirtëror. Në mënyrë simbolike, të dy traditat nderojnë Aliun dhe figura të tjera të rëndësishme, por interpretimet dhe praktikat janë të ndikuara nga konteksti kulturor dhe historik i secilit komunitet.
Cilat jane arsyet idiote qe Rama do te bej një shtet bektashi:
Foto montazh nga Armir Shkurti me fytyrën e Sorrosit në vend të Baba Mondit:
Rama tha:
-Sepse në këtë rast shyqyr Zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale.
-Bektashizmi nuk është thjeshtë një komunitet, një sekt fetar por është një dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit.
– Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë. Nuk erdhi të futet mes shqiptarëve me forcën e shpatës. Bektashizmi erdhi me zemër, me dashuri, me një mesazh që është rrëqethës për nga thjeshtësia e vet. Zoti nuk është në xhami, Zoti nuk është në kishë, Zoti nuk është në teqe, Zoti është në zemer
– Nëse sot ne flasim shqip dhe nëse sot alfabeti ynë është latin, nuk është grek, nuk është skllav, por është latin, kjo i detyrohet ndër të tjera dhe të tjerëve në mënyrë shumë të posaçme teqeve.
– Bektashinjtë janë vetëm dhe nëse erdhën këtu 95 vjet më parë si jetimë të një perandorie që iu tregoi derë, bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët t’i tregojnë rrugën sepse do të ishte vrasja me duart tona.
– Janë thirrje për ta shpëtuar këtë thesar të gjallë që kërcënohet nga zhdukja.
– Nuk ka nevojë komuniteti musliman të mendojë se nesër mund të jetë inekzistent. Natyrisht ka plot sfida. Nuk shuhet kurrë komuniteti katolik, as ai ortodoks ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes miqtë e mi, nuk është parashikim, kjo është diçka që po ndodh para syve tanë.
– Historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim sovranitetin territorial, integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
-“Mos shiko fenë e tjetrit, shiko zemrën e tij” na këshillon profeti Muhammed, paqja e Zotit qoftë mbi të dhe në këto fjalë të një thjeshtësie madhështore qëndron thelbi, është thelbi i kësaj dite këtu, është thelbi i gjithë atyre që dolën këtu dhe folën
-Askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti se ka dhe ca që flasin shqip dhe janë shqiptarë që Allahu na ruajtë ne prej tyre dhe Allahu i bëftë derman mendjes së tyre, po shyqyr lavdi Allahut dhe Zotit janë pak shumë.
Nisur nga këto deklarata idiote dhe historikisht jo korrekt te Edi Rames, mund të lexohet qartë se nuk ka praktikisht asnjë fakt apo iniciativë per krijimin e shtetit bektashian. Por kush po e ndërton shtetin Bektashi? Kush dëshiron një gjë të tillë? Cfarë interesash fshihen vallë pas kësaj nisme të cuditshme? Pyetje që deri tani nuk duken qartë por dyshime të arsyeshme mund të ngrihen.
Le të shikojmë pak se kur nisi kjo ide që na u promovua bujshëm së fundmi nga Edi Rama:
Në vitin 2018 një skandal i paprecedent ndodh pikërisht në ditën e festës bektashiane të Nevruzit, festë që kremtohet masivisht në Iran . Në selinë e bektashinjëve në Tiranë vijnë me ftesë të kryegjyshit, Baba Mondit dy gazetarë iranianë të cilët ishin ftuar nga bektashijte, u arrestuan dhe deportuan në Iran pa asnjë hetim por vetëm me aludime të grupit iranian errorist të strehuar në Manzë MEK, apo muxhahedinët e Maryam Rajavit. Në atë kohë MEK perhapi dizinformacion ne Shqiperi dhe ne bote duke akuzuar Iranin se do bente nje sulm terrorist kundër grupit terrorist të Manzes. MEK-u perdori ne ate kohe terroristin e MEK në Uashington, Ali Safavin, i cili në një intervistë për televizionin OraNews deklaroi “se terroristët kishin nisur mbledhjen e bazës materiale të eksplozivëve ndërsa dyshohet se godisnin nëpërmjet një makine-bombë kampin Ashraf, gjatë festës së Novruzit të këtij viti, që përkonte me datën 20 Mars 2022.”
Por sikur e ka vertetuar Massoud Khodabandeh ne nje leter te hapur qe ky i fundit i ka bere kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pretendimi i MEK-ut ishte nje false flag terrorist operation qe MEK donte te bente me Mosadin izraelit, duke vrare disa muxhahedine ne Tirane dhe me pas per te akuzuar Iranin dhe nxitur ne kete menyre presidentin Trump dhe SHBA-ne qe te hynin ne lufte me Iranin.
Iranianët e Manzës, u favorizuan dhe jo vetëm qe dy gazetarët iraniane u deportuan pa asnjë provë, pa asnjë hetim, por pas kësaj ndodhie pasoi largimi i ambasadorit iranian nga Shqipëria. Keto incidentent u ndoqen nga sulmet kibernetike te vitit 2022 ku Edi Rama dhe muxhahedinet e Manzes akuzuan Iranin. Ne shtator 2022 Edi Rama, me urdher te Benjamin Netanjahut dhe John Boltonit urdheroi mbylljen e ambasades iraniane ne Tirane dhe prishjen e marredhenieve diplomatike.
Mbyllja e ambasades iraniane u ndoq me nje vale histerike ne media, ku MEK-u, Mosadi izraelit dhe SHISH-i i Edi Rames perhapen dizinformacione ne media sikur jeta e Baba Mondit rrezikohej nga Irani ne nje kohe qe Baba Mondi ka qene njeriu i privilegjuar i Iranit ne Shqiperi dhe Komuniteti i tij ka marre miliona dollare investime nga Irani.
Ky terr dizinformativ u pasua me nje leter qe Komunitetet Fetare nenshkruan ne dhjetor 2022 kur Edi Rama, ndoshta me urdher te Mosadit dhe amerikaneve u ka kerkuar komuniteteve fetare ne vend qe Kryegjyshates Bektashiane ti jepet nje status special. Ashtu sikur tani ne 2025 edhe ne 2022 Edi Rama i paraqet bektashinjtë shqiptarë si viktima. Por viktima të kujt jane bektashijte? Nga kush rrezikohen? Kush po kërkon zhdukjen e tyre që të arrihet deri ti dërgohet një letë komuniteteve fetare të tjera në Shqipëri për miratimin e statusit special te Komunitetit Bektashi që në vitin 2022?
Personi qe duket se vepron ne hije si agjent i Mosadit izraelit per krijimin e shtetit bektashian duket te jete rabini vrases izraelit Yoel Kaplan. Kaplani, nje ushtarak i larte izraelit se fundi ka derguar Baba Mondin ne Vatikan te takohet me Papa Françeskun duke promovuar ish-sigurimsin kryetar te bektashijve – Baba Mondin si kreun e nje shteti seperatist islamik brenda Shqiperise.
Kush është rabini Yoel Kaplan qe mundesoi takimin e Baba Mondit me Papën?
Yoel Kaplan është Kryerabini i parë i Shqipërisë, i emëruar në këtë detyrë në vitin 2010. Ai është gjithashtu përfaqësues i sektit supremacist cifut Chabad-Lubavitch për Selanikun dhe rajonin e Ballkanit. Në vitin 2020, Rabbi Kaplan u nderua me çmimin më të lartë civil nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për kontributin e tij në promovimin e paqes dhe mirëkuptimit ndërfetar në rajon. Në vitin 2024, një video e Rabbi Kaplan duke udhëhequr lutje me ushtarë izraelitë në Gaza shkaktoi reagime në Shqipëri, duke çuar në thirrje për shkarkimin e tij gjatë protestave në mbështetje të Gazas.
Ky është një postim i Jerusalem Post i vitit 2011, vit në të cilin ky rabin emërohet si përfaqësues i komunitetit hebre në Shqipëri: Hebrenjtë shqiptarë refuzojnë emërimin e kryerabinit të ri. Anëtarët e komunitetit lokal hebre ankohen për pozicionin e krijuar pa konsultim dhe deklarojnë se refuzojnë të njohin autoritetin e tij. Muajin e kaluar, qeveria shqiptare emëroi rabinin Yoel Kaplan si kryerabinin e parë të ish-vendit komunist, mes shumë bujë. Por në një letër të zemëruar dërguar kohët e fundit në The Jerusalem Post , anëtarët e komunitetit lokal hebre u ankuan se pozicioni ishte krijuar pa konsultim dhe deklaruan se ata refuzonin të njihnin autoritetin e tij. “Ne distancohemi plotësisht nga ky akt i paligjshëm dhe i pasaktë, i cili u krye në kundërshtim të plotë me traditat dhe parimet historike dhe fetare të kombit tonë,” thuhej në letrën, e cila u nënshkrua nga 34 nga rreth 150 hebrenj të vendit.
Grupimi “Palestina e Lirë” shprehu indinjatë të thellë për lajmin se Yoel Kaplan, Kryerabini i Shqipërisë, i emëruar në këtë pozicion nga qeveria Berisha në vitin 2011, ka veshur uniformën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe po merr pjesë aktivisht në gjenocidin kundër popullit palestinez në Gaza që prej 7 tetorit 2023.
Grupi Palestina e Lire i ka bere kete thirrje qeverise shqiptare:
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë Rama që ta largojë menjëherë Kaplan nga çdo detyrë fetare ndaj komunitetit hebre në Shqipëri dhe ta shpallë atë persona non grata. Gjithashtu, ne nxisim komunitetin hebre në Shqipëri të distancohet nga ky individ dhe nga veprimet e tij të dënueshme.”
Në të gjithë këtë paraqitje ende mbetet pa përgjigje faktike por ama shumë e dyshimtë ajo që në të vërtetë ky shtet bektashi do të jetë. Shumë larg panoramës së bukur turistike që Rama paraqet, interesat e shqiptarëve as nuk janë aspak në listë për tu parë me prioritet, përkundrazi po bëhet precedent sesi një grup emigrantësh pas 95 vjetësh u bënë me shtet në Shqipërinë unitare e ndoshta pas 95 vjetësh të tjerë do kenë krijuar shtet edhe per iranianët terroristë të Manzës apo etni të tjera që po mbushin Shqipërinë e zbrazur nga banorët e saj autoktonë!
Pas perpjekjes se Rames per krijimin e nje shteti bektashian, duke se qendron qarte Izraeli dhe muxhahedinet e Maryam Rajavit. Axhenda ndoshta synon ndarjen e Shqiperise dhe kolonizimin e saj me terroriste iraniane dhe zioniste izraelite.
Jazek te qofte Baba Mondi per kete Jezitizem qe po i ben Shqiperise!