Sot policia speciale e qeverisë Rama ka shoqëruar dhe mbajtur në polici 2 gazetare të televizionit shtetëror iranian Irib.
Gazetarët e ftuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe vetë Baba Mondi janë rrëmbyer pabesisht nga ceremonia zyrtare e festës së Nevruzit dhe po mbahen si terroristë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Baba Mondi ka dërguar njerëzit e tij për të kërkuar lirimin e të ftuarve zyrtarë të Kryegjyshatës. Ata ishin të ftuar në mesin e delegatëve të Nevruzit nga e gjithë bota.
Nuk dihet nëse këtë arrestim qeveria Rama e ka bërë me urdhër të Mosadit izraelit apo të terroristëve muxhahidinë të Marjam Rajavit që qeveria Rama strehon në Tiranë.
Sido që të jenë punët arrestimi i delegatëve bektashianë janë sulmi i rradhës që qeveria Rama bën kundër tolerancës fetare në Shqipëri.
Qeveria Rama po mbajnë anën e terroristëve muxhahedinë kundër komuniteteve fetare tolerante të Shqipërisë.