Shqiperia

Skandal/ Rama blen familjarët e viktimave të 21 janarit: Strasburgu pushon çështjen

Edi Rama dhe qeveria shqiptare kanë blerë me shifrën 109 mijë euro, familjarët e viktimave të 21 janarit, pasi në një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe familjarëve të 21 janarit, Gjykata e Strasburgut ka pushuar përfundimisht çështjen.

Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi. Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh./ Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA