Shqiperia

“Skandali deri në zyrën e Ramës”, PD nxjerr e-mailin me urdhrin e Kryeministrit

 

 Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme ka marrë përmasat e një operacioni kapilar, të paligjshëm shtetëror.Kështu ka deklaruar sot deputeti i PD-së, Bardh Spahia gjatë një deklarate për mediat nga selia blu. Ai ka publikuar emalin, qëvjen nga Ministria e Shëndetësisë, por me porosi të zyrës se kryeministrit për të dhenat dhe informacionet private të pacientëve.

Deklarata e PD

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme ka marrë përmasat e një operacioni kapilar, të paligjshëm shtetëror.
Partia Demokratike disponon dhe po publikon dokumentat që provojnë se nuk është vetëm Ministria e Arsimit që urdhëron mësuesit t’u marrin prindërve të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit, telefonit dhe email.
Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore.
Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se “plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit”.
Njësoj si në rastin e Ministrisë se Arsimit, edhe këtu kërkohet që operacioni të kryhet me urgjencë dhe Ministria e Shëndetësisë t’i disponojë të dhënat brenda këtij muaji.
Urdhri i Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën dhe disa ligje të tjera që mbrojnë nxënësit, pacientët dhe të dhënat personale te qytetarëve. Ky i fundit ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa marrë pëlqimin e individit të cilit i përkasin të dhënat.
Pika 4 e urdhrit të Edi Ramës është me skandalozja e te gjithave! Njeriu që bërtet se po bën shtet, ka kërkuar marrjen e informacioneve private nga rregjistrat e pacientëve që janë vizituar në spitale nga Janari deri në Prill, pa dijeninë e tyre, pa pëlqimin e tyre, kundër interesit të pacientëve!

• PD i kërkon Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale që të ndërhyjë menjëherë për të nxjerrë para drejtesisë shkelësit e ligjit.

• PD i kërkon Prokurorisë të mos bëhet palë me heshtjen e saj, por të nisë sa më parë hetimin e skandalit të marrjes së pakigjshme të të dhënave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, skandal që buron nga zyra e Edi Ramës me qëllimin e vetëm: manipulimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit të inkriminuar e të korruptuar me çdo formë të paligjshme dhe antikushtetuese!

PD u bën thirrje mjekëve dhe stafeve të qendrave shëndetësore të mos i përgjigjen urdhrit të paligjshëm të Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetëisë! Ata që kanë urdhëruar dhe ata që zbatojnë urdhrin në shkelje të ligjit, duke ekspozuar të dhënat personale të të sëmurëve, do të përballen me drejtësinë!