Skandali i akademikut izraelit, kërcënon ekonominë turke me “lobin hebre”

Akademiku dhe analisti izraelit, Edy Cohen është shprehur me gjuhë kërcënuese ndaj Turqisë duke përmendur lobin hebre në një koment në lidhje me luhatjen mes dollarit dhe lirës turke.

Cohen, ligjërues në Universitetin Bar-Ilan dhe analist në Qendrën e Studimeve Strategjike Begin-Sadat, ka vënë në shënjestër presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, duke iu drejtuar me fjalët “Do të dështosh, Erdogan”, në një hashtag të hapur në gjuhën arabe me titullin “Ndihmojeni lirën turke” në rrjetin social Twitter.

“A e dinit se gjysma e pasurisë botërore i takon vetëm një familjeje hebreje dhe kjo familje është mbështetësi më i madh i Izraelit? Po të pasurit e tjerë hebrenj?”, është shprehur Cohen, njëherësh këshilltar në qeverinë izraelite.

Teksa Cohen në komentin e tij në Twitter u mbështet nga ndjekës nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, disa ndjekës të tjerë nga Katari dhe vende të tjera arabe shprehën reagime. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne