Skandali i Cambridge Analytica, Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë

Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA ka vendosur një gjobë 5 miliardë dollarë ndaj Facebook për skandalin e vitit 2018 me Cambridge Analytica. Lajmi është raportuar nga disa media amerikanesipas të cilave kjo është gjoba më e madhe kundër një kompanie teknologjike. Gjoba më e madhe paraardhëse është ajo ndaj Google, në masën e 22.5 milionë dollarë në vitin 2012 për praktikat e privatësisë.

 

Gjoba e tanishme përfaqëson 9% të të ardhurave vjetore të Facebook për vitin 2018, por vendimi do të rishikohet nga Departamenti i Drejtësisë.

Çështja në fjalë ka të bëjë me një skandal të përmasave të mëdha në vitin 2018 kur u konstatua se një kompani konsultimi, Cambridge Analytica kishte aksesuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve të Facebook, në kundërshtim me marrëveshjen e vitit 2011 që parashikon se rrjeti social duhet të njoftojë përdoruesit kur të dhënat e tyre janë shpërndarë me palë  të treta./respublica

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne