Skandali i shortit të Euro 2020: Belgjika dhe Holanda e konsiderojnë “falsifikim”

“Skandal”, “falsifikim”… Rregullat, vecanërisht të komplikuara, e shortit për fazën finale të Euro 2020, parashikuar për 30 nëntor, kanë shkaktuar pakënaqësinë e polemika mes lojtarëve e medias në Belgjikë dhe Holandë, dy vende që e dinë që tani grupin e tyre dhe disa nga kundërshtarët që do të kenë përballë.

Duke qenë se 12 vendet mikpritëse ishin vendosur që më parë në disa grupe të caktuara në rast kualifikimi, e nën optikën e disa ndalesave për disa vende për tu ndeshur me njëra tjetrën për motive politike ose diplomatike, Belgjika njeh që tani dy nga tre kundërshtarët e verës së ardhshme: Danimarkën e Rusinë. “Për mua është një short i falsifikuar i kompeticionit”, ka akuzuar mesfushori belg Kevin de Bruyne në televizion. Për lojtarin e Manchester City, rregullat e kompozimit të grupeve janë “një skandal, ndershmërisht”.

E përditshmja belge “Le Soir” nuk ka qenë më e butë, madje edhe më konkrete: “Emri i kundërshtarit të tretë të Djajve të Kuq do të jetë e limituar mes Finlandës e Uellsit”. “Do të jetë arsyeja e vetme përse do të shkojë tekniku në Bukuresht”, vazhdon e përditshmja belge, duke iu referuar vendit ku do të hidhet shorti. Polemika edhe në Holandë, ku e përditshmja “De Telegraaf” ka intervistuar teknikun Ronald Koeman, që ka deklaruar: “Nuk e kuptoj fare këtë formatin e ri”, sipas të cilit Holanda është e sigurtë se do të ndeshet me Ukrainën./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne