Skandali/ Ja si katolikët në Shqipëri vjedhin paratë e donacioneve

Mediat italiane kanë denoncuar sot një rast me donacionet për bamirësi që janë dërguar në Shqipëri.

Në artikullin e publikuar nga ” Forza Italia Balcani” thuhet se donacionet e dërguara nga italianët me zemër të madhe përfundojnë duke u përdorur për qëllime larg bamirësisë.

Një shembull i tillë konsiderohet një prej makinave të blera nga stafi administrativi shoqatës “Caritas”, e cila arrin vlerën e 40 mijë eurove.

Kjo makinë e tipit “Mitsubishi Outlander” është e vitit 2016 dhe përdoret nga stafi administrativ i shoqatës bamirëse që mban fjalimin në Kishën Katolike.

Fotot e publikuara në fakt tregojnë automjetin, i cili është duke u drejtuar pranë rrethrrotullimit të Shqiponjës në Tiranë.

Sipas italianëve ka pasur mjaft skandale vitet e fundit me ish-drejtorin shqiptar të kësaj shoqate dhe krahun e tij të djathtë, një mjek shqiptar nga Durrësi që sistematikisht kanë përvetësuar paratë e donacioneve duke jetuar në një luks të shfrenuar.

Media shkruan se të parët që duhet të indinjohen duhet të jenë shqiptarët të cilët janë duke parë sesi vidhet nën hundët e tyre nga organizatat si kjo, që shtiren se mbështesin njerëzit në nevojë.

Me 40 mijë euro mund të mbaheshin shumë familje me ushqim për një vit të tërë, nëse do të ishte realizuar qëllimi për të cilin paratë janë dërguar.

Por gjëja më e keqe është fyerja për të varfrit, pasi këta zotërinj duke u prezantuar si besimtarë të devotshëm të kishës, duke krijuar edhe probleme për institucionet e tjera që përpiqen vërtet të ndihmojnë të varfrit./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne