Skandali me kamerat e trupit të policëve, u blenë 7-fish më shtrenjtë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal për 7 punonjës të Policisë së Shtetit për abuzimet në tenderin e blerjeve të kamerave të trupit të efektivëve të policisë. KLSH ka paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 4 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë hartuar referencat e tenderit, si dhe për 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kamerat e trupit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kamerat e trupit të efektivëve të policisë janë blerë 7 herë më të shtrenjta se çmimi i tregut vendas dhe të huaj. Vlera e tenderit ishte 541 milionë lekë, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit kap vlerën e 189 milionë lekëve. KLSH thotë se tenderi u klasifikua qëllimisht “sekret” për të shmangur konkurrencën.

Shkelje janë gjetur edhe në mirëmbajtjen e kamerave të trupit për 3 vitet e ardhshme. Sipas KLSH-­së, në tender ishte përfshirë që mirëmbajtja e kamerave do të kryhej nga kompania fituese, për të cilën do të paguhej 38 mijë lekë në vit, por nga auditi rezultoi se kompania nuk kishte asnjë marrëveshje mirëmbajtjeje apo trajnim me operatorin që i bleu kamerat e trupit. Për shkak të kësaj mangësie, mirëmbajtja e kamerave u transferua jashtë institucionit me pagesë për 3 vjet, 114 milionë lekë./ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne