Skandali/ KLGJ vendos për ngritjen e Gjykatës së Lartë me anëtarë të përkohshëm

Këshlli i Lartë Gyqësor ka përdorur si justifikim “situatën emergjente” të mosfunksionalitetit të Gjykatës së Lartë, për të ngritur një institucion të përkohshëm me anëtarë të përkohshëm. Raportin për këtë shkelje që bie ndesh me kushtetutën e vendit e cila thekson se: “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar” e ka bërë nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku. Ai ka përmendur emrat e pesë kriminelëve që mund të lirohen për shkak të mbarimit të afatit të ekstaradimit, për të cilin duhet të marrë vendim kjo gjykatë, dëmet që po i bëhen shetitit nga proceset e pambyllura si dhe bombardimin e Gjykatës së Strasburgut me procese të zvarritura shqiptare.

Por, pavarësisht nga këto alibi, tentativa që po bëhet është për të mbuluar dështimin e arkitetkturës së Reformës në Drejtësi që e la vendin pa gjykatën supreme (tani me dy anëtarë). Dhe për të mbyllur këtë gropë KLGJ ka miratuar prorozimin e Maks Qokut, që është delegimi i përkohshëm i anëtarëve të Gjykatave më të ulëta në Gjykatën e Lartë, deri në vendosjen në shinat e funksionaliteti të Gjykatës së Lartë. Në fakt për këtë manovër është marrë edhe sugjerimi i “Euralius”, i njëjti që hapi dritën jeshile edhe për Prokuroren e Përgjitshme të Përkohshme, Arta Marku.

“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë” thuhej në realacionin e dy ekspertëve të Euralius, Grzegorz Borkoëski dh Klodian Rado (shkimi lart).

Mirepo, skema e delegimit përdoret në sistemin gjyqësor për të transferuar përkohesisht nga një gjykatë e së njëjtës shkallë në një tjetër për nevoja të përkohshme. Por, kur vjen fjala për Gjykatën e Lartë, reforma në drejtësi e ka shprehur qartë si bëhet emërimi 9 vjeçar i gjyqtarëve me miratim të Presidentit. Në pamundësi për të arritur këtu, edhe njëherë reforma në drejtësi po shpik zgjidhje me një eksperiment./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne