Shqiperia

Skandali/ Ku u shkel ligji në ekstradimin e mësuesit gylenist?

Njoftimet e policisë shqiptare dhe më pas ato të kryeministrisë se ekstradimi i një mësuesi turk të dyshuar si pjesë e organizatës gyleniste janë zxjerrë bllof nga njoftimet e mediave turke. Ato aportortuan se “marrja e Harun Çelik ishte një operacion i shërbimit sekret turk MIT“.

Një ndër mediat më të mëdha online në Turqi si “Internet Haber” shkruan: “Harun Çelik u soll në Turqi përmes një operacioni i shërbimit sekret turk MIT”. “Internet Haber” raporton se shokët e Harunit e ndoqën makinën e policisë me vrap teksa ai dërgohej në aeroport.

Edhe një media tjetër ,“Karar” konfirmon se ishte shërbimi sekret turk ai që dërgoi Harun Çelikun duke rrëzuar versionin e autoriteteve shqiptare se, “ai u deportua pasi kishte mbaruar dënimin 5 mujor për shkelje të paligjshme të kufirit këtu”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN këmbënguli se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Por, largimi natën, në ditë pushimi, me një vendim të papritur të mësuesit turk Harun Çelik, ka ngjallur dyshime të forta se se ai ka të bëjë me një koncesion që kryeministri Rama, i ka bërë vëllait të tij Erdogan, në kuadër të gjuetisë së shtrigave që presidenti turk ka nisur ndaj gylenistëve që ai i ka akuzuar pa fakte të njohura botërisht si organizatorë të grushtit të shtetit në korrik 2016.

Në maj 2018, një një intervistë me Ilva Taren në Ora News, Rama i pyetur për rrjetin FETO e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Ndonëse vetë Fetullah Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit ku mbetën të vdekur 250 qytetarë dhe ndonëse të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara, Rama është rreshtuar përkrah Erdoganit.

Pikërisht këto qëndrime e kanë detyruar edhe eurodeputeten Ramona Strugariu të vërë gishtin menjëherë mbi kryeministrin shqiptar përmes një statusi në Tëitter. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Në këtë konventë çdo shtet angazhohet për mosekstradimin derejt shteteve ku ka dënim me vdekje dhe ku të burgosurit trajtohen në mënyrë të padrejtë.

Pikërisht kjo shkellje e konventave si dhe fakti që ndryshe nga ligji shqiptar Harun Çelik u ekstradua megjithëse ai kishte kërkuar këtu strehim politik sipas avokatit të tij, e nxjerr zbuluar veprimin skandaloz të shtetit shqiptar. Avokati Alban Bengasi i tha Zërit të Amerikes se “Harun Çelik u ka kërkuar zyrtarëve azil politik, por kjo i është refuzuar nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Pikërisht për këto arsye autoritetet shqiptare u detyruan të gënjejnë dhe vetëm mediat turke e nxorën të vërtetën se “rrëmbimi” i Harun Çelik, ishte një vepër e shërbimit sekret turk./Lapsi

OPINIONE

INTERVISTA