Skandali me Bujar Sheshin/ “Pse kryeprokurorja Marku përzgjodhi ish-sigurimsin në KLP”

Pas skandalit të publikuar në media lidhur me prokurorin Bujar Sheshi, antëar i KLP-së, i cili ka qenë i rekrutuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, vjen reagimi i Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gent Strazimi ka nxjerrë dokumentet që vërtetojnë se Sheshi ka qenë i rekrutuar nga ish-Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Venusi”.

Gjatë fjalës së tij, Strazimi nxorri arsyet se përse u zgjodh pikërisht ky prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, teksa tha se kryeprokurorja Marku po anashkalon vetingun.

Fjala e Strazimirit:

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që PD-ja ka paralajmëruar shumë kohë më parë. Vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.

Prova më flagrante është emërimi ai anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i prokurorit të krimeve të rënda Bujar Sheshi.

Dokumentet zyrtare tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë arsye, procedura e emërimit të tij duhej të ishte ndërprerë menjëherë.  Ligji e ka shumë të qartë se ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.

Po pse për sigurimsin që në shkollë të mesme, Bujar Sheshi, vija e kuqe nuk ka funksionuar? Si ka mundësi që ai aplikoi dhe u emërua me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës së tij sipas ligjit?

Bujar Sheshi nuk duhej të ishte anëtar i KLP, por Arta Marku e kualifikoi në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne