Bota

Skandali me emigrantët, ministrja britanike jep dorëheqjen

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd dha dorëheqjen të dielën për shkak të skandalit në trajtimin e emigrantëve që u dyndën në Britani të Madhe nga ishujt Karaibe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

54 vjeçarja, ishte gjetur në qendër të rreagimeve pas zbulimit se shërbimet e saj kishin vendosur një numër të caktuar për deportimin e kësaj kategorie emigrantësh dhe pasardhësve të tyre, të cilët ndihmuan në rindërtimin e Britanisë.

Një gjysmë milion emigrantë nga vendet e Commonwealthit u zhvendosën në Britani që nga viti 1948 deri në vitin 1970 për të ndihmuar në rindërtimin e pasluftës dhe u pajisen me leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar.

Por ata që nuk kërkuan dokumentet e identitetit ose nuk i morën ato janë përballur kohët e fundit me një trajtim të ngjashëm me atë të emigrantëve të paligjshëm. Ata përballen me rrezikun e deportimit në qoftë se ata nuk paraqesin arsye për çdo vit të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja fillimisht mohoi se ishte në dijeni të ndonjë plani për numër të caktuar deportimesh. Por nga gazeta Guardian publikoi një dokument të brendshëm që  vërteton se ministrja ishte në dijeni, çka e bëri të pamundur që ajo të qëndronte në qeveri.

“Unë e mashtrova Komisionin Parlamentar të Shtëpisë për objektivat e kthimit të emigrantëve të parregullt gjatë pyetjeve rreth trajtimit të emigrantëve nga Karaibet dhe pasardhësve të tyre të njohur në Britani”- pranoi, Rad në letrën e dorëheqjes Teresa Mei.