Skandali: Nënkampioni i botës, nën hetim për pedofili

Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane, Christoph Metzelder, është përfshirë në disa akuza në vendin e tij. 39-vjeçari akuzohet për shpërndarje të imazheve të abuzimit të fëmijëve dhe tashmë ai është marrë në pyetje nga policia.

Metzelder ishte president i klubit TuS Haltern am See, por tashmë si rrjedhojë e ngjarjes gjermani ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij në klub. “I akuzuari pretendohet të ketë dërguar disa foto tek një person në Hamburg.

Këto fotografi kanë përmbajtje të abuzimit me fëmijët dhe janë dërguar përmes “WhatsApp”, thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorit të shtetit në Hamburg. Nuk mungoi dhe një reagim nga klubi i tij që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.

“Derisa gjithçka të pastrohet dhe hetimi të mbarojë, Metzelder do të heqë dorë nga të gjithë postet e tij në TuS Haltern am See,” shkruhej në deklaratën e klubit. Christoph ka fituar titullin e Bundesligës me fanellën e Dortmundit si dhe ka luajtur me Schalke 04 dhe Real Madridi. Gjithashtu u shpall dhe nënkampion bote me Gjermaninë në vitin 2002 dhe luajti në Botërorin e 2006./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne